Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komunikimi i javës/ Edi Rama: PD konteston zgjedhje që nuk janë bërë akoma

2017/04/02 at 6:24 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komunikimi i javës/ Edi Rama: PD konteston zgjedhje që nuk janë bërë akoma

Në komunikimin e përjavshëm në Facebook, kryeministri Edi Rama ka thënë se mazhoranca i ka votat për të miratuar rekomandimet e OBSE/ODIHR për këtë proces zgjedhor,por nuk i ka kaluar ato në Kuvend, pasi po prisnin rikthimin e opozitës.

Rama tha se opozita nuk është monopol i një partie, ndaj sipas tij PD duhet të heqë dorë nga protesta në çader. Ai tha se “Misioni i demokracisë nuk është të shpëtojë një parti nga vetëshkatërrimi”.

“Demokracia nuk është përdhunim i shumicës nga pakica, prandaj ka pluralizëm. Opozita nuk është monopol i një partie sado e madhe apo e vogël është ajo. E mbase kjo derexhe e vajtueshme e PD e katandisur nga një alternativë në një çadër klithmash në mes të bulevardit është fundi i historisë së asaj partie, por këtë nuk e dimë. Misioni i demokracisë nuk është të shpëtojë një parti nga vetëshkatërrimi. Edhe misioni i demokracisë shqiptare është të garantojë lirinë dhe të drejtën e individit dhe jo të shpëtojë PD-në. Ne nuk kemi marrë përsipër të shpëtojmë PD. Meraku jonë është reforma në drejtësi. Keqardhje për ata që e votojnë PD, por kurrsesi për ata që e drejtojnë. Nuk kemi ndaluar dhe nuk ndalojmë PD apo parti të tjera të vrasin veten, duke mos iu dorëzuar vettingut dhe as vetë popullit sovran në ditën e gjykimit të tij. Askush të mos ketë merak se mund të jetë Shqipëria pa opozitë nëse nuk vjen Saliu me çetën e tij në Parlament. Opozita është prodhim i lirisë, dhe liria prodhim i opozitës. Meraku jonë është bllokimi i reformës në drejtësi”- tha Rama.

Kryeministri Rama tha se vendi duhet të vijojë me reformën në drejtësi, për të larguar gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar.

Duke u ndalur tek kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Rama tha se nuk është logjike dhe demokratike të pengosh një proces zgjedhor, apo ta kontestosh atë ende pa u kryer.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj të falimentuar. Nuk i kanë asnjë borxh të korruptuarve që duan të mbrojnë nga vettingu gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Historia e demokracisë nisi me studentë që i hapën rrugë krijimit të PD. Por historia është shkruar me pas me mundime.

Berisha refuzoi hetimin parlamentar të zgjedhjeve të vjedhura të 2009. Ne i kontestuam ato zgjedhje, dhe hymë në një greve urie, po jo për qeveri teknike, e as të për të rrëzuar zgjedhjet, por për të rrëzuar murin që pengonte hapjen e kutive pas zgjedhjeve. Por nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011 kur me një KQZ të korruptua na vodhën zgjedhjet. Nëse sot ata kontestojnë zgjedhje që nuk janë bërë akoma. Në një çadër tallavaje thonë se nuk do hyjnë në zgjedhje, madje do pengojnë popullin të shkojnë në zgjedhje. Ç’është ky budallallëk i tillë.

Kjo u bë si ajo shprehja “Hedh një budalla një gur në lumë e 100 të mençur nuk e nxjerrin dot”. Po a ka marrë kjo qeveri një masë shtrënguese që pengon rolin e opozitës në shoqëri? Përkundrazi opozita ka folur në parlamentin e kësaj legjislature më shumë se vetë mazhoranca.

Edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk janë miratuar ende në Parlament jo se mungojnë votat, por sepse presim opozitën në kuvend.

Për të gjithë ata që kërkojnë të nxjerrin gurin e qeverisë teknike nga lumi që ka marrë opozitën, të përgjigjen: kur opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që zgjedhjet të mos bëhen? A është demokratike që zgjedhjet të bëhen vetëm kur do opozita, si do opozita, e pa qeveri legjitime, sepse nuk e do opozita?”, tha Rama.

Etiketa: edi ramakomunikimi i javesPD

Ju sugjerojmë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

7 Shtator, 2025 9:45 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu
Bota

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

7 Shtator, 2025 9:05 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
Para
Video/ Kukësi drejt titullit kampion, merr tri pikë ndaj Luftëtarit

Video/ Kukësi drejt titullit kampion, merr tri pikë ndaj Luftëtarit

Vrasja e shqiptarit në Greqi, rrëfen dëshmitari: Gjatë rrugës në spital ishte gjallë dhe rënkonte 

Vrasja e shqiptarit në Greqi, rrëfen dëshmitari: Gjatë rrugës në spital ishte gjallë dhe rënkonte 

Flet Ramush Haradinaj: Jam viktimë e një persekutimi politik 

Flet Ramush Haradinaj: Jam viktimë e një persekutimi politik 

TE FUNDIT

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
7 Shtator, 2025

Rusia ndërmori sulmin më të fuqishëm në kryeqytetin e Ukrainës që nga nisja e luftës. 805 dronë dhe 13 raketa...

Lexo më shumë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
7 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar të identifikuar si Enea Zeqiri, pasi mbajti me forcë një 15-vjeçare dhe ushtroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com