Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asambleja socialiste dhe ditari i Lej Fen-it

2017/04/02 at 1:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Çarku i Kushtetutës së Bujar Nishanit!

Nga Desada METAJ

Një Asamble zgjedhore që shndërrohet në arenë lajkash për shefin dhe mesazhesh të përsëritura. Kjo është fjalia që mund të përkufizojë shkurtimisht atë ç’ka ndodhi në takimin e sotëm të drejtuesve të lartë të PS. Vetëm Gramoz Ruçi, instiktet e pagabueshme të të cilit shohin vështirësi në zgjedhjet e qershorit, dukej të ishte i shqetësuar dhe i përgatitur për agjendën e shpallur të mbledhjes. Fjalimi i tij ishte një mesazh i qartë për bazën dhe drejtuesit në rrethe të cilët në fakt ishin mbledhur për të dëgjuar dhe përcjellë frymën e zgjedhjeve të ardhshme e jo të dëgjonin mesazhe që i drejtoheshin sa Lulzim Bashës sa Ilir metës. Janë këta socialistë motorri i vërtetë elektoral i kësaj partie që në fund të fundit prej javësh dëgjojne e ridëgjojnë  refrenin se “nuk do të ketë qeveri teknike” se aleati LSI është afër dhe larg koalicionit të ardhshëm dhe që sigurisht e kanë të qartë se nuk do të pyeten ata për këtë koalcion, sepse Edi Rama dhe Ilir Meta do ta vendosin diku tjetër nëse do të shkojnë bashkë në zgjedhje. Kjo nuk mund të vendoset as  në pallatin e sportit ku Edi Rama mban fjalimin e radhës dhe as në Kuçovë ku Ilir Meta ja merr valles me të rinjtë.

Të përgatisësh strukturat për zgjedhje e të flasësh ende se si e “gjetëm Shqipërinë para 4 vitesh” apo të merresh ende me “çfarë tha Saliu” tregon qartë se ose je shumë i sigurt në fitore dhe në koalicionin që do të marrë shumicën e votave, ose muajt e fundit të qeverisje 4 vjeçare ku shkëputja nga realiteti dominon mbi çdo krizë politike që të gjithë socialistët në sallë e shohin më qartë se ata të tribunës.

Te rideklarosh se nuk do të ketë qeveri teknike, që do të shkosh në zgjedhje edhe pa opozitën apo të thumbosh sërish aleatin tënd të paqartë në vendimin për zgjedhjet e ardhshme është një kakofoni e panevojshme në një sallë me aktivistë të qartë socialistë që nuk mund të motivohen nga historitë e çadrës së demokratëve apo nga shkëmbimet cic-mice të deklaratave me LSI. Aq më pak lajkat qesharake dhe elozhet për kryeministrin nga ministra apo drejtues të tjerë të lartë duken si të dala boje  brenda një partie që tashmë nuk e fsheh dot rivalitetin e brendshëm. Edhe pse  Edi Rama përpiqet t’i ulë bashkë në një kafe para mbledhjes Erion Velinë dhe Saimir Tahirin, nuk ka më socialist që nuk e di apo ndjen në forma të ndryshme se tashmë rivaliteti i pashpallur nuk ka kthim pas. Bateritë, stafet dhe një pjesë e medias janë tashmë pjesë e këtij rivaliteti që rrezikon të marrë përmasa të reja në një konfirmim të mazhorancës pas zgjedhjeve të qershorit. Pasi po të kthesh pak kokën pas, kujton qartë se çdo mandat i dytë i PS ka qenë i tillë, i mbushur me rivalitete që kanë sjellë copëzimin e pashmangshem të partisë.

Ndaj për të gjitha këto, fjalimet e sotme të Asamblesë më shumë se mesazh dhe frymëzim për socialistët e mbërritur nga gjithë Shqipëria ishin nje show mediatik me regji qëndrore që ravijëzoi qartë jo vetëm rivalitetin mes Veliajt dhe Tahirit në PS, por dhe garën qesharake se kush i bën më shumë qejfin Edi Ramës është jo vetëm kandidat i sigurt për deputet por ndoshta dhe ministër i ardhshëm.

Sepse, me sa duket, masterat dhe doktoraturat e elitës së re të PS nuk kanë lënë pas dore teoritë e vjetra komuniste përfshirë dhe  ditarin e heroit imagjinar të revolucionit kinez, shokut Lej Fen që shkruante : “kryetari Mao Ce Dun i ngjan babait. Ideologjia e Kryetarit Mao i ngjan diellit. Babai në çdo rast kujdeset për mua. Dielli me rriti mua”….

Etiketa: desada metaj

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Para
Pesë shenja që tregojnë se e dashura juaj ka qenë e përdalë

Pesë shenja që tregojnë se e dashura juaj ka qenë e përdalë

Foto e unazës/ Zaimina Vasjari merr propozimin për Shën Valentin

Foto/ Zaimina Vasjari shtatzënë?

Dëshmitë kontradiktore, prokuroria: Çako pranoi se pajisja përgjon

Dalin emrat/ Këta janë shefat e shkarkuar për shkak të lidhjeve me trafikimin e kanabisit

TE FUNDIT

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com