Gazetarja gjermane, Kristina Dunz, është duartrokitur nga kolegët e saj për faktin se si ka arritur t’ia parashtrojë radhazi disa pyetje presidentit amerikan Donald Trump, duke marrë parasysh faktin se në rrethana të zakonshme ai arrin t’iu shmanget.
“Pse frikësoheni nga lajmet e ndryshme, kurse në media shpesh flisni se po publikohen lajme të rreme? Në fund të fundit një gjë të tillë nuk mund ta dëshmoni këtë, dhe pretendimet se Barack Obama ju ka përgjuar”, e kishte pyetur gazetarja.
Donald Trumpi i ka injoruar këto pyetje, dhe në vend të tyre u është përgjigjur pyetjeve rreth tregtisë së jashtme.