Disa ambasadorë të vende të BE në vendin tonë si dhe ambasadori i SHBA-ve përgjatë gjithë javës kanë kryer takimeve në fillim me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe sot me Kryeministrin Edi Rama. Në daljet për mediat, pas takimeve, Basha do të shprehej se opozita nuk lëviz nga kërkesa për qeveri teknike.
Ndërsa sot pas takimit me ambasdorët, Rama nuk ka prefereruar të flasë. Gjate takimeve si me Bashën dhe me Ramën, është vënë re mungesa e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Duhet theksuar se sot në vilën 30 në takim me Ramën ka qenë ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ambasadori italian, ai gjerman, etj.
Takimi i sotëm i Ramës me ambasadorët u zhvillua në vilën 30 pranë Kryesisë së kuvendit dhe zgjati 1:30 minuta. Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte ambasadorët kanë takuar liderin e PD-së, Basha. /Opinion.al