Kanë kaluar gati katër muaj nga aksidenti tragjik që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të tij, Kejdi Halili. Në kohë kur dhimbja dhe kujtimet në familjen e tyre janë ende të freskëta, motra e tij, Barbana Dini ka vendosur të stampojë në trupin e saj fytyrën e Ergit dhe pasionit e tij për muzikën.
Ajo ka realizuar tatuazhin që duket në foton e mëposhtme.
“Për këtë kujtim,shume domethënës për mua,që me art e ngjalli duke ma bërë pjesë të trupit vëllain tim ERGIN, falënderoj nga zemra duart e arta të Elton Muratit!”- shkruan ajo nën foton e shpërndarë.