Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse kjo qeveri është kosto për shqiptarët

2017/03/14 at 12:39 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pse kjo qeveri është kosto për shqiptarët

Nga Mimoza Koçiu-


Pasi ka refuzuar sistematikisht e publikisht ndryshimet në qeveri, Edi Rama ndryshoi katër ministra të kabinetit të vet, 3 muaj para zgjedhjeve të 18 qershorit.
Lajmi nuk është paqëndrueshmëria e fjalës së kryeministrit, por largimi i Saimir Tahirit, ministrit të tij më të rëndësishëm, të cilin e ka promovuar e mbështetur sistematikisht, edhe kur faktet, kanabizimi i vendit apo forcimi i krimit me lidhjet politike, ishin më kokëforta se vetë akuzat e opozitës, mesazhet që i dërgonin në zyrë ndërkombëtarët, apo edhe imazhi që i nxihej Shqipërisë në media botërore.
Rama e ka të qartë se largimi i Tahirit i lexohet drejt, si një kurban për normalizimin e marrëdhënies me Ilir Metën, e se cdo lloj spin-imi i tij, nuk e mund dot këtë perceptim të kalcifikuar publik, i lakuar shpesh gjatë këtij mandati qeverisës.
Mbi tre vite e gjysëm fërkime e përplasje me Ilir Metën, na e provuan edhe njëherë, se interesi i pushtetit është mbi gjithcka, edhe mbi bashkëpunëtorët e afërt, apo edhe mbi sinjalet e qarta të dobësisë, që jep me këtë lëvizje. Nuk dihet nëse largimi edhe i Beqes, Klosit e Cucit i ka lehtësuar sadopak zhgënjimin Saimir Tahirit, por e sigurt është se i shkarkuar, pa mandat deputeti dhe i dubluar në Tiranë nga Erion Veliaj, rivaliteti me të cilin nuk është sekret për askënd, nuk i shërben forcimit të fushatës në Tiranë.

Nga ana tjetër largimi i Tahirit nuk do e qetësojë marrëdhënien me Ilir Metën, sepse paralelisht ka një lëvizje të qartë, që dëshmon se mosbesimi mes tyre mbetet i fortë. Zhvendosja e Mimi Kodhelit për fushatë në Elbasan, aty ku Rama ka një tjetër njeri të besuar si Taulant Balla, tregon se socialistët në atë qark e jo vetëm, nuk do garojnë thjesht kundër demokratëve, por kundër vetë LSI-së, që aty ka dërguar Monika Kryemadhin.

Këto janë arsyet e dukshme për të cilat, LSI po kap momentin, për të theksuar dobësinë e kryeministrit. Dy ministra të LSI-së, që ulen cdo javë në tryezën e qeverisë me Ramën në krye, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti artikuluan me zë e figurë, se Meta duhet të bëhet kryeministër, madje Gjosha e argumentoi si zgjidhjen më të mirë për vendin, pasi “Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar.” Më qartë se kaq LSI nuk mund ta theksonte diferencën e Metës me Ramës.

Edhe pse kryeministri po investohet për ta mbuluar, cadra e Lulzim Bashës e ka bërë efektin. Jo aq për shkak të presionit të opozitës. Eksperienca 18 vjecare e Ramës në politikë, nuk është shënuar nga ndonjë akt domethënës konsensusi me rivalët e tij dhe këto lloj vendimmarrjesh i ka pasur gjithnjë të imponuara. Imponuesi i konsensusit me opozitën në këto tre vjet ka qenë Ilir Meta. Ishte ai që pengoi iniciativën e njëanshme të Ramës për dekriminalizimin në shtator të 2015-ës, e njëlloj edhe për votimin historik të 22 korrikut të kaluar për reformën në drejtësi.
Prej muajsh Edi Rama po e lut Metën që t‘i bashkohet në koalicion parazgjedhor, e për këtë po përdor cdo formë, edhe shkopin edhe karrotën, edhe „kurbanët- ministra“, edhe monitorimin nga afër të cdo LSI-sti me funksion të lartë, edhe markimin e tyre në fushatën e 2017 ës, njëlloj si në zgjedhjet e pjesshme të vitit të kaluar.

Me cadrën e Bashës në bulevard, pesha e Metës rritet në prag të zgjedhjeve. Edhe pse Meta po i kalon me tirada sporadike piruetat e Ramës për ta zhurmuar cadrën me fjalë e gjeste, me cadërza ku fut shoqërinë civile për të mbështetur strategjinë e tij të zhvlerësimit të aksionit opozitar, Meta përmes Gjoshës bëri të qartë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore të njëanshme, e se duhet të ketë dialog me opozitën. Cka do thotë se së shpejti, Meta mund të provohet sërish si politikani i kalibrit të lartë, që zgjidh situata e arrin marrëveshje, ndërsa kryeministri mbetet një figurë e dobët, që nuk luan dot përtej fushës së kufizuar të koalicionit qeverisës.

Në mënyrë të pavetëdijshme, këtë imazh po ia forcon edhe vetë kryeministri Rama. I ngecur në grackën e vendimit të zvarritur të Metës, Rama praktikisht po bën vetëdiskretitim publik dhe emrat e ministrave të rinj nuk ia mbulojnë këtë. Aq i madh është halli i Ramës sa në komunikimin javor na tha se riformatimi i qeverisë bëhet që „udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 qershorit, të fokusohen me energji të reja … në përballimin e një volumi të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”

E pabesueshme që një kryeministër pranon me zë e figurë, teksa është ende në detyrë, se interesi i tij janë zgjedhjet e pas tre muajve, e jo qeverisja e shqiptarëve deri në ditën e fundit të mandatit, sic është votuar. Me këtë justifikim, po na provon se prioritet ka mbledhjen e votave në terren me cdo kusht, e jo reformat për t’i marrë ato në mënyrë të natyrshme. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
13 vjet nga vdekja e Abaz Ermenjit, rrëfimi i rrallë për britanikët në 1946: Pse e humbëm luftën me komunistët

13 vjet nga vdekja e Abaz Ermenjit, rrëfimi i rrallë për britanikët në 1946: Pse e humbëm luftën me komunistët

Këto janë 7 lulet që duhet të keni në shtëpi, çlirojnë energji pozitive

Këto janë 7 lulet që duhet të keni në shtëpi, çlirojnë energji pozitive

“The Economist” shkrim për Veliajn: Po modernizon Tiranën

“The Economist” shkrim për Veliajn: Po modernizon Tiranën
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com