Dashi
Pritet që falë Hënës, çdo gjë të shkojë më së miri në jetën tuaj në çift. Do thurni projekte afatgjata dha marrëdhënia me partnerin do përforcohet. Beqarët ka shumë mundësi ta gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe të ndihen shumë mirë për këtë fakt. Në planin financiar do tregoheni të kujdesshëm dhe situata nuk do ketë as tronditjen më të vogël.
Demi
Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do ua prishë harmoninë dhe do bëni gjithçka që mendoni. Ata që kanë mbajtur ndonjë sekret të vogël duhet të përfitojnë për t’ia thënë partnerit. Beqarët nuk do e kërkojnë dashurinë sepse do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Në planin financiar nuk do përballeni me asnjë problem apo vështirësi.
Binjakët
Jeta juaj në çift do jetë delikate gjatë kësaj dite. Disa mund te kenë edhe debate të zjarrta të cilat do i futin në pesimizëm për të ardhmen. Kujdes me ato që do thoni. Beqarët duhet me patjetër të harrojnë ato që kanë kaluar në të shkuarën dhe të mendojnë vetëm për ato që do vijnë. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë t’i bëni ballë tundimit për shpenzime.
Gaforrja
Mos bëni asnjë ndryshim gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift edhe pse ekzistojnë njëmijë e një arsye për ta bërë. Prisni edhe disa ditë. Nëse jeni beqarë, duhet të keni durim dhe të mos nxitoni për të filluar aventura kalimtare. Do lëndoheni shumë shpejt. Në planin financiar do keni mundësi ta përmirësoni buxhetin. Dikush do ju japë një ndihmë të cilën duhet ta pranoni.
Luani
Jeta në çift do jetë paska e trazuar sot, megjithatë nëse tregoheni të duruar dhe toleroni herë pas here gjërat do përmirësohen shpejt. Shmangni sa më shumë kokëfortësinë! Beqarët do jenë joshës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit. Bëni investimet më të domosdoshme dhe hiqni më pas disa lekë mënjanë.
Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje do ndihen të lënë pas dore nga partneri dhe do mërziten. Mos i mbani këto ndjenja për veten, por shprehjani atij sa më shpejt. Beqarët do ndihen për mrekulli ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë në asnjë moment të kenë dikë pranë. Financat do jenë delikate. Dëshira juaj për të shpenzuar nuk do ketë kufij. Kujdes sepse mund të ngeleni edhe pa para.
Peshorja
Pritet që kjo ditë të jetë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta për të dashuruarit. Do flisni edhe për disa tema delikate dhe do i zgjidhni me qetësi ato. Të dy do tregoheni më të kuptueshëm me njëri-tjetrin. Venusi do iu mundësojë beqarëve një takim misterioz dhe në një vend që nuk iu shkon mendja. Financat në përgjithësi do jenë negative. Kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Ditë e stuhishme dhe problematike kjo e sotmja për jetën në çift. Debatet do jenë të shumta dhe disa do mendojnë t’i japin fund lidhjes. Beqarët do pëlqejnë një person që nuk ju përshtatet aspak. Mos merrni hapa të nxituar sepse do vuani. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek financat. Do ju jepet mundësia për të shpenzuar pak më tepër dhe për të hequr lekë mënjanë.
Shigjetari
Sot do ngrini disa pikëpyetje mbi jetën në çift. Mos merrni vendime të nxituara, por flisni njëherë me partnerin për të parë çfarë mendon ai. Beqarët do jenë ëndërrimtarë dhe do kërkojnë të përjetojnë sa më shumë kënaqësi. Kujdes, mos bëni asnjë hap për të cilin do pendoheni. Financat do ndikohen pozitivisht nga planetët. Çdo gjë do shkojë më së miri.
Bricjapi
Për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift, dita do jetë e qëndrueshme, por do ketë edhe nga ata që do mendojnë për aventura kalimtare. Kujdes! Beqarët nuk do arrijnë te krijojnë lidhjen që kanë menduar edhe pse mundësitë për takime do jenë të shumta. Financat do jenë të qëndrueshme, por nuk duhet të ndërmerrni rreziqe të tejskajshme.
Ujori
Ditë e ngrohtë dhe plot diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Komunikimi në çift do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk do keni asnjë mosmarrëveshje. Beqarët duhet të përdorin të gjitha armët që kanë për ta bërë për vete personin që i pëlqen. Mos prisni shumë sepse dikush tjetër mund të tregohet më i shkathët. Në planin financiar bëni kujdes që të mos keni probleme.
Peshqit
Sot do mendoni vetëm për ato që do kaloni dhe aspak për ato që mund të ndodhin në të ardhmen. Dita do jetë e qetë, por pa emocione të mëdha. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm. Mundësitë që do dalin nuk do jenë ato që keni pritur. Neptuni do dominojë në sektorin e financave dhe do sjellë përmirësime të ndjeshme. Ruajeni sa të mundni këtë situate./tvklan.al