Pas përfundimit të pjesës së parë 0-0, Vllaznia fitoi një 11-metërsh që u ekzekutua nga Bakaj. Shkodranët kishin raste të tjera në pjesën e dytë të takimit, por u përpoqën që të mos mbeteshin shumë zbuluar në mbrojtje. Ky 3-pikësh shërben edhe si thyerje e tabusë nga laçianëve, me të cilët nuk fitonin prej me shumë se 2 vitesh.
Vllaznia është në garë me Luftëtarin për vendin e katërt. Gjirokastritët fituan në Durrës me Teutën, me golin e Rrocas.
Luftëtari u tregua cinik në këtë ndeshje. Pasi shënoi në mesin e pjesës së parë u kujdes më shumë të ruante rezultatin.
Teuta nuk humbte prej 4 ndeshjesh.