Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “Shullazi”, zbardhet dëshmia në gjykatë e biznesmenit: Si më detyruan të firmos për “Vollgën”

2017/03/10 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bota e krimit/ Dëshmi rrënqethëse, biznesmeni tregon si vepronte banda e Shullazit

Më në fund ka nisur në gjykatë marrja e dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja i cili është dëshmitari i mbrojtur në çështjen “Shullazi”. Biznesmeni pretendon se është kërcënuar dhe gjobitur nga Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjykata e Krimeve të Rënda administroi një pjesë të dëshmisë së Ylvi Beqjas.

Pas dy muajsh zvarritje, pesë gjyqtarët vendosen të vazhdojnë procesin e sigurimit të provës në prani të avokatëve të caktuar nga shtetit për të pandehurit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por media mësoi se Beqja ka treguar për njohjen me Shullazin, duke thënë se ka qenë një avokat që i ka prezantuar.  Ai ka rrëfyer për takimin me Shullazin në një lokal në zonën e Rrugës së Kavajës, ku edhe i ka treguar për problemin e pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës.

Para gjykatës, Beqja ka treguar se Shullazi kishte marrë përsipër riregjistrimin e pronës në Hipotekë kundrejt shpërblimit prej 20 % të pronës. Marrëveshje që është pranuar nga dy palët. Por, më pas nën kërcënimin e armës Emiljano Shullazi e kishte detyruar të firmoste një kontratë, sipas së cilës i dhuronte edhe 10 % të pronës. Pra në total Shullazi merrte 30 për qind të aksioneve të ish-hotel Vollgës në Durrës. “Këtë kontratë e kam firmosur nën presion”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur.

Po kështu ai ka treguar edhe kërcënimin me armë që Shullazi i ka bërë pranë zyrës së noteres në Durrës, ku i ka kërkuar tia dorëzojë paratë e shitjes së një pjese të objektit të ish-hotel Vollgës. Mësohet se Ylvi Beqja ka thënë se kishte paguar para cash tek Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij, deri në momentin kur kompnia arabe, që biznesmeni e përfaqësonte në Shqipëri i kishte kërkuar të mos lëshonte më para në dorë por çeqe.

Beqja i ka thënë gjykatës se Shullazi i kishte kërkuar që çeqet ti shkruajë në emër të Gilmando Danit dhe personave të tjerë, që më pas rezultuan se ishin nipi i Shullazit dhe shoku i tij.

Deri këtu dëshmia në gjykatë ka shkuar normalisht. Por më pas njëri nga avokatët e caktuar nga shtetit është larguar nga salla me argumentin se nuk i premtonte koha, pasi do ishte në një gyq tjetër. Kështu dëshmia është lënë në mes dhe pritet që seanca të vazhdojë sërish të hënën e javës së ardhshme.

Në sallë, nuk ishin të pranishëm personat e akuzuar, ndërsa Shullazi është në spitalin e burgut pasi ka patur probleme shëndetësore. /ABC

Etiketa: emiljano shullazigjyqYLVI BEQJA

Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
Qeveria e re/ Zaev me shqiptarët siguron 67 firma, kërkon mandatin tek Ivanov

Kriza në Maqedoni/ Gjermania: Të mandatohet Zaev për qeverinë

Rriten çmimet e shtëpive tek Pazari i Ri, Veliaj: Kjo, merita ime

Rriten çmimet e shtëpive tek Pazari i Ri, Veliaj: Kjo, merita ime

Basha me biznesmenët: Ja taksat që do aplikojë qeveria e djathtë

Basha me biznesmenët: Ja taksat që do aplikojë qeveria e djathtë

TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com