Riviera Dedaj-
Pakkush e kishte menduar se Lul Berisha apo Aldo Bare do të dilnin ndonjëherë nga burgu, apo Orik e Laert Shyti që kërcënonin Berishën nga Brukseli. Dy të parët janë arrestuar me bujë të madhe si krerë bandat në Durrës e Lushnje, të akuzuar për vrasje, plagosje, rrëmbime, gjoba, etj. Ndërsa vëllezërit Shyti në arrati prej dy dekadash, të dënuar në mungesë për bandë kriminale. Të gjithë këto arrestime dhe dënimeme janë dhënë në kohën kur qeveriste Sali Berisha.
Askush në opinionin publik, aq më pak në rrethin e juristëve, mund ta mendonte ti shihte në rrugë këta persona. Por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ata po lënë dyert e qelisë njëri pas tjetrit, në fillim, Lul Berisha ( i liruar me kush) më pas anëtarët e Hakmarrjes për Drejtësi ( të pafajshëm) dhe tashmë duket se është drejt lirimit edhe Aldo Bare (Kushtetuesja i hapi rrugë rigjykimit).
Pyetja që shtrohet është: Çfarë po ndodh me gjykatat tona? A janë këto gjykata që i çuan prapa hekurave personat e etiketuar si “shumë të rrezikshëm”? A janë duke u marrë këto vendime nën presionin e Vetingut? Apo gjykatat tona zbatojnë urdhërat politik, herë djathtas herë majtas? Dikush duhet ta sqarojë opinionin publik se pse lirohen personat e akuzuar dhe dënuar si krerë bandash…
Çfarë janë Aldo Bare, Orik dhe Laert Shyti apo Lul Berisha të dënuar politik apo kriminelë? Nëse ata janë mbajtur në burg pa drejtësisht mund t’ju lindë e drejta edhe të marrin dëmshpërblim… Ku shkuan gjithë ato akuza që rëndonin ndaj tyre. Dhe nëse ata nuk janë kriminelë, kush i ka kryer vrasjet?! /Opinion.al