Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi/ I shiste apartamentet nga dy herë, ja kush është pronarja mashtruese e pallateve

2017/03/05 at 10:02 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi/ I shiste apartamentet nga dy herë, ja kush është pronarja mashtruese e pallateve

Arrestohet me akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve ndërtuesja Vjollca Hoxholli. Ajo akuzohet se ka përfituar një sasi të konsiderueshme prej 318 mijë eurosh nga një qytetar që kishte “blerë” 4 apartamente te kompania e ndërtimit e shtetases Vjollca Hoxholli.

Por, në fakt, apartamentet e blera nga ky shtetas u janë shitur edhe personave të tjerë. Lajmi është bërë me dije dje nga Policia e Tiranës, e cila tha se më 3 mars 2017, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases Vjollca Hoxholli, 55 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas Policisë, kjo shtetase që prej vitit 2007 kryen funksionin e administratores te një firmë ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”, shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh, i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pas arrestimit, Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumenteve (kontrata). E arrestuara mësohet se është bashkëshortja e Rrapush Hoxhollit, ndërtues i njohur në Tiranë, aktualisht person nën hetim nga Prokuroria për mashtrim me shitjen e apartamenteve.

Një vit më parë, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim shtetasen Vjollca Hoxholli, administratore e shoqërisë së ndërtimit “Gora sh.p.k.” dhe “Hoxhollu”, duke e akuzuar për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”. Hetimet kishin nisur në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën “Hoxholli”, kompania paraardhëse e “Gora”, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e të pandehurës. Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të rinj, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas.

Etiketa: apartamentemashtrimvjollca hoxholli

Ju sugjerojmë

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

20 Qershor, 2025 11:30 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

20 Qershor, 2025 11:11 am
Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO
Aktualitet

Prova të reja për lobimin në SHBA? Ilir Meta del sot para GJKKO

20 Qershor, 2025 11:07 am
Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”
Bota

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

20 Qershor, 2025 10:44 am
Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

20 Qershor, 2025 10:36 am
Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
Aktualitet

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

20 Qershor, 2025 10:30 am
Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
Aktualitet

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

20 Qershor, 2025 10:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

20 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Rrëzohet avioni në Florida, humbasin jetën ….

Rrëzohet avioni në Florida, humbasin jetën ....

Personazh homoseksual në filmin vizatimor, Amerika ndalon “E bukura dhe Bisha”

Personazh homoseksual në filmin vizatimor, Amerika ndalon "E bukura dhe Bisha"

E fundit/ Sherr me thika në mes të qytetit

E fundit/ Sherr me thika në mes të qytetit

TE FUNDIT

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
20 Qershor, 2025

Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës...

Lexo më shumë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
20 Qershor, 2025

Finalizohet pas disa muajsh hetime, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të...

Lexo më shumë

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
20 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar nga Peqini ka denoncuar në polici se babai i tij i cili vuan nga skleroza, ishte larguar nga...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
20 Qershor, 2025

Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një nga figurat më të respektuara të komunitetit është ndarë nga jeta në moshën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com