Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pabesueshme/ I kërkonte seks, polici ushtarak shantazhon kolegen me video intime

2017/03/05 at 9:17 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E pabesueshme/ I kërkonte seks, polici ushtarak shantazhon kolegen me video intime

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq me akuzën e gjobëvënies, Gersian Dumin, efektivi i policisë ushtarake, shkruan “Panorama”. Oficeri është arrestuar në nëntor 2016, nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, pasi shantazhoi me video intime një kolegen e tij brenda Forcave të Armatosura.


Pas përfundimit të hetimeve, dosja është dërguar në gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor. E dëmtuara nga ngjarja, shtetasja me iniciale E.K, kishte denoncuar në polici faktin se dikush, e kërcënonte me mesazhe anonime në telefon dhe në faqen e saj në Facebook, shkruan “Panorama”.

Ky person i kërkonte ushtarakes të takoheshin dhe të kryenin marrëdhënie seksuale. “Në të kundërt, videon që kam gjetur në inboxin tënd do ta bëj publike në internet”, ka qenë kërcënimi i ushtarakut.

Pasi ka marrë kallëzimin e policisë, prokurori i çështjes tek krimet e rënda, Vladimir Mara bashkë me sektorin kundër krimeve kibernetike kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia ka instruktuar shtetasen me inicialet E.K., kolege e autorit të krimit, që ti kthente përgjigje dërguesit të mesazheve, shkruan “Panorama”.

Pas komunikimeve të vazhdueshme mes të dëmtuarës nga ngjarja, 23 ­vjeçari konfirmonte pretendimin se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet. Kërkesa e të riut ishte që vajza të pranonte të kryente mardhënie seksuale me të dhe të krijonin një lidhje intime së bashku.

Në këto kushte, nën kontrollin e policisë, punonjësja e ushtrisë ka lënë një takim me kolegun e saj Gersian Dumi, në një hotel në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë. Autori i ngjarjes ka shkuar aty duke menduar se do të takohej me kolegen “që i ishte bërë fiksim” por në fakt, sapo arriti tek hoteli, ushtari u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar telefoni i ushtarakut ku është gjetur se aparati kishte akses në një adresë anonime në facebook, nga e cila ishin nisur mesazhet për vajzën e dëmtuar nga ngjarja, shkruan “Panorama”.

Prokuroria ka bërë me dije se e dëmtuara E.K, nuk kishte asnjë dijeni se autori i ngjarjes ishte shtetasi Gersian Dumi, koleg i saj në ushtri, derisa ai u arrestua tek hoteli ku kishin lënë takim ku shkoi me një automjet “Golf 4” të bardhë. I pandehuri do të gjykohet për veprën peale “Shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie”. / Panorama.al

 

Etiketa: Gersian DumiPolici Ushtarak


Ju sugjerojmë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Para
Video/ Policia e kërkon, Stresi u kalon me shpejtësi para syve

Video/ Policia e kërkon, Stresi u kalon me shpejtësi para syve

Arrestimi/ I shiste apartamentet nga dy herë, ja kush është pronarja mashtruese e pallateve

Arrestimi/ I shiste apartamentet nga dy herë, ja kush është pronarja mashtruese e pallateve

Rrëzohet avioni në Florida, humbasin jetën ….

Rrëzohet avioni në Florida, humbasin jetën ....
















TE FUNDIT

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}