Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muajin e ardhshëm, Gjermania do dëbojë azilkërkuesit shqiptarë

2017/02/20 at 5:56 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët me sytë nga Gjermania, rritet numri i kërkesave për azil

Sipas Peter Altmaier, drejtues i zyrës së kancelares dhe koordinator i qeverinë në çështjet e refugjatëve, një numër i papërcaktuar aplikantësh të cilëve iu është refuzuar azili do të dëbohen nga Gjermania në muajt e ardhshëm.

Në një intervistë me gazetën “Bild” të Gjermanisë, Altmaier tha: “Vitin e kaluar, 80.000 njerëz kishin aplikuar për azil dhe kërkesat e tyre u refuzuan. Ata u kthyen në vendet e tyre të origjinës. Kjo ishte një e statistikë dhe numrat do të vazhdojnë të rriten. Në vitin 2016, u paraqitën 700.000 kërkesa për azil dhe pothuajse 300.000 janë refuzuar. Duam t’i dëbojmë këta persona sa më shpejt, përndryshe kjo do dhunojë kredibilitetin e vendit dhe ligjet e tij”.

Siç është raportuar nga Deutsche Welle (DW), transmetuesi ndërkombëtar i Gjermanisë, nuk është rastësi që Altmaier zgjodhi të nisë një intervistë të tillë aq të shquar me një diskutim rreth dëbimeve të azilkërkuesve. 2017 është një vit zgjedhor dhe politika mikpritëse e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve ka “lënduar” popullaritetin e saj. Si pjesë e strategjisë elektorale të CDU-së (Lidhjes Kristiane Demokratike) është për t’u argumentuar qëndrimi i Merkelit për “dyert e hapura”,  që është tashmë një gjë e së kaluarës.

“Viti 2015 ishte viti i ndihmës humanitare për njerëzit në situata të dëshpëruara. Në vitin 2016 kemi reduktuar në mënyrë dramatike numrin e refugjatëve dhe hodhëm themelet për integrimin e atyre të cilëve iu është dhënë azil. Tani fokusi është në dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë”, tha Altmaier Bild. ”

Sipas DW, shumë prej tyre iu mohua e drejta për të qëndruar në Gjermani dhe nuk largoheshin nëse nuk i dëbonin. Por kushtetuta gjermane, si dhe ligjet ndërkombëtare, e ndalon kthimin pas të tyre në vendet ku ata janë në rrezik. Kjo do të thotë se qeveria duhet të tregojë se vendet e origjinës janë të sigurt në mënyrë që ata ta kenë ndërgjegjen e pastër.

Sipas të dhënave në dispozicion, 3/4 e aplikantëve për azil në vitin 2016 erdhën nga Siria, Afganistani apo Iraku dhe 96% e aplikantëve nga Siria janë konsideruar në nevojë për mbrojtje në vitin 2015. Në të kundërt, sipas shifrave të qeverisë gjermane, numri më i madh i azilkërkuesve të dëbuar në gjysmën e parë të vitit 2016 kanë qenë shqiptarë, kosovarë dhe serbë. Këta vende konsiderohen si “vende të sigurt të origjinës” dhe më pak se 1% e njerëzve që aplikuan për azil nga atje iu dha mbrojtje nga qeveria gjermane në vitin 2015.

Ndërkohë, qeveria federale është përballur me kundërshtimin nga 16 shtetet e krahut të majtë të Gjermanisë, të cilat janë përgjegjëse për kryerjen e dëbimeve.

Në një deklaratë, Günter Burckhardt, shefi ekzekutiv i grupit të advokimit pro-azilantëve, ka thënë: “Tregtia e parave dhe mbështetja ushtarake për  të rikthyer pas refugjatët është një grimë e pamoralshme pazaresh që i vë në rrezik jetën atyre që kërkojnë mbrojtje”./tvklan.al

Etiketa: azilantet shqiptareazilkerkuesitgjermanikthimi

Ju sugjerojmë

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër
Bota

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

14 Shtator, 2025 12:02 pm
Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14 Shtator, 2025 11:43 am
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

14 Shtator, 2025 10:07 am
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Para
Video/ Veliaj quan Nishanin “Gjetholog”: Ky President është përçarës

Debati/ Këshilltarët e PD braktisin mbledhjen i bashkohen çadrës së protestës

Armina Mevlani dëmton këmbën, anulon të gjitha aktivitetet për një muaj e gjysmë

Armina Mevlani dëmton këmbën, anulon të gjitha aktivitetet për një muaj e gjysmë

Lulzim Basha si test i besimit tek politika

Lulzim Basha si test i besimit tek politika

TE FUNDIT

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër
14 Shtator, 2025

Më shumë se 100,000 demonstrues dolën në rrugët e Londrës për një marshim të organizuar nga aktivisti i ekstremit të...

Lexo më shumë

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
14 Shtator, 2025

Shqiptarë nga Amerika dhe vende të ndryshme të Evropës janë bërë bashkë sot në Hagë për një protestë të thirrur...

Lexo më shumë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
14 Shtator, 2025

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në...

Lexo më shumë

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
14 Shtator, 2025

Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë. Mësohet se  policia holandeze ika ndaluar shqiptarët që të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com