Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e PD/ Henri Çili: Rama duhet të shkarkojë Tahirin

2017/02/20 at 11:39 AM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Replika/ Çili shkruan për Bushatin: Po degjeneron në hale.al

Henri Çili e quan marrëzi kërkesën e Lulzim Bashës, për qeveri teknike. Sipas tij, nuk ka nevojë për qeveri teknike, por për një ministër të Brendshëm teknik. Pra sugjeron shkarkimin e Saimir Tahirit.


Më poshtë komenti i Çilit

“Në shesh është ngulur çadra e opozitës dhe ironikisht jemi 120 ditë para zgjedhjeve të 18 qershorit, pra thjesht 75 ditë para fillimit të fushatës elektorale. Përtej retorikës së palëve që në sheshin para Kryeministrisë ëndërrojnë Mekën e ndërrimit të pushteteve, socialistët dje demokratët sot, ajo që ka interes publik është: A janë të rrezikuara realisht standardet e zgjedhjeve të 18 qershorit, në kushtet kur niveli i trafikut të drogës dhe prania në jetën publike të figurave qendrore apo lokale me rekorde kriminale të vërtetuara është fakt?

Është absurde të pretendohet të kemi një qeveri teknike, kryeministër tjetër apo të tilla marrëzira në kushtet e një qeverie të ligjshme dhe të një kryeministri legjitim, që gëzon të drejtën e finalizimit të mandatit kushtetues, bashkë me pretendimin e një mandati të dytë para popullit shqiptar. Siç është po ashtu absurde që nuk ka asnjë bazë apo nuk ka arsye të shqetësohemi për zgjedhjet dhe influencën potenciale të krimit dhe drogës në rezultatin e zgjedhjeve.

Si e tillë, protesta e opozitës e cila përveç se mund të kualifikohet si akti i parë real i Lulzim Bashës si lider i opozitës, dhe i përforcimit apo ngritjes së figurës së tij si udhëheqësi i nesërm i Shqipërisë, alarmi i hershëm për zgjedhjet e lira ka vlerë publike, ka logjikë, është i arsyeshëm. Ashtu si profilaksia është më e mirë se shërimi i një sëmundjeje, edhe një paralajmërim i hershëm është më i dobishëm se një alarm “post fakt”. Është më ekonomike dhe më e shëndetshme për shoqërinë.

Në këtë kuptim mund të konceptohej një zgjidhje në frymën e dhënies ose shtimit të garancive, qoftë edhe dhënies së garancive të tepruara. Rrotull kësaj mund të shihej zgjidhja e ngërçit aktual, përfshirja e opozitës në procesin zgjedhor dhe mbi të gjitha një proces zgjedhor me garanci paraprake, qoftë dhe të shtuara për t’iu përgjigjur dyshimeve të shtuara mbi pikat e dobëta të një sistemi të standardit të zgjedhjeve, që vërtitet rreth kriminalitetit, drogës, trafiqeve, shkurt rreth Ministrisë së Brendshme.

Në vend që të fliste në mënyrë irrealiste për një qeveri teknike 75 ditë para fillimit të fushatës, për publikun e gjerë ka interes të flitet për mungesë të bilancit të qeverisjes apo mashtrimet e qeverisë, për alternativën e djathtë, sepse zgjedhjet janë vetëm 120 ditë larg. Ndaj si vijim logjik i këtij arsyetimi, në vend që të flasim për një qeveri teknike mund të flasim për një ministër të Brendshëm teknik. Për t’iu përgjigjur situatës ‘sui generis’ të kriminalitetit në vend, situatës së rënduar të trafikut të drogës, dyshimeve të shtuara për impaktin potencial të parasë së pisët dhe trafiqeve në votën e 18 qershorit.

Qoftë edhe sikur dyshimet e opozitës apo opinionit publik të ishin të kota, nuk është asnjë problem sikur qeveria të ofrojë një lëshim, një ministër të ri të Brendshëm, me profil teknik dhe i pa përfolur dhe i dakordësuar edhe me partnerë ndërkombëtar, për të qetësuar obsesionin opozitar për ndikimin e krimit në zgjedhje.

Kjo nuk e ndërpret karrierën politike të Saimir Tahirit si ministër i vlerësuar nga kryeministri i tij apo partia e vet, kjo e shtensionon situatën dhe na bën të ecim drejt një procesi të besueshëm zgjedhor dhe rikthen procesin politik te thelbi i tij, tek alternativat dhe argumentet. Pas zgjedhjeve të certifikuara si të lira dhe të ndershme, çka janë një detyrë e qeverisë, ai gëzon të drejtën e çdo karriere politike, madje dhe rikthimin aty ku ishte.

Si përfundim opozita dhe opinioni publik meritojnë të marrin një garanci, qoftë kjo e dhënë nga qeveria sikur ajo propagandon, si heqje alibie. Kaq mund të ishte një vlerësim realist dhe në favor të interesit publik të protestës së Lulzim Bashës, të nisur të shtunën, 75 ditë para hapjes së fushatës, për largimin e kësaj qeverie.

Etiketa: henri ciliminister i Brendshemprotesta e PDSHKARKIMtahiri


Ju sugjerojmë

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Bota

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

31 Korrik, 2025 6:43 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës

31 Korrik, 2025 6:34 pm
Para
Foto/ Tensione në Athinë, sulmohet me bombë artizanale selia e partisë SYRIZA

Foto/ Tensione në Athinë, sulmohet me bombë artizanale selia e partisë SYRIZA

Foto/ Erik Fullani shpërthen kundër Bledi Manes, ja çfarë thotë për të

Foto/ Erik Fullani shpërthen kundër Bledi Manes, ja çfarë thotë për të

Grabitja e parave, Tahiri mbërrin në Policinë e Tiranës, mbledhje urgjente me drejtuesit

Protesta e PD/ Tahiri: Ata nuk duan reformën në drejtësi
















TE FUNDIT

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
31 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve. “EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT...

Lexo më shumë

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
31 Korrik, 2025

Manchester City po punon për sezonin e ri. Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
31 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa...

Lexo më shumë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
31 Korrik, 2025

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com