Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu kanë munguar sot në protestën e opozitës. Ish kryetarja e kuvendit ka sqaruar se ndodhet në një aktivitet të NATO-s në Bruksel dhe mbështet mitingun e sotëm si dhe protestuesit. Edhe Majlinda Bregu nuk ka qenë sot në Shqipëri. Ajo ndodhet për takime pune në SHBA. “Por jam e kënaqur që kjo ishte protesta më e madhe e këtyre viteve dhe po aq e bindur se nuk ka çështje më të rëndësishme se sa rikthimi i demokracisë në vend, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, hapjes rrugë të zbatimit të ligjit dhe rikthimit të besimit tek politika e ndershme dhe jo e pazareve”, – ka deklaruar Bregu për “Balkanweb”.