Policia e Shtetit ka arrestuar, sonte, Admir Çerpjan, një nga personat e shpallur në kërkim për grabitjen në rrugën e Rinasit me 9 shkurt 2017, si dhe atë të 3 dhjetorit të 2015-të.
Cerpja u arrestua në zonën e Dibrës dhe tashmë do të transferohet në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në pranga për grabitjet e bujshme të parave të bankave që transportoheshin me makina blind drejt aeroportit të Rinasit, janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa.