Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luiza Gega rrëmben një tjetër çmim, medalje e argjendtë në Çeki

2017/02/15 at 4:23 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Luiza Gega rrëmben një tjetër çmim, medalje e argjendtë në Çeki

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka korrur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare në këtë fillim 2017-e. Pas medaljes së bronztë të pak ditëve më parë në turneun e sallave të mbyllura në Paris, në garën e 3000 metrave, nënkampionia e Europës mori dje një tjetër medalje.


Në turneun e sallave të mbyllura në Ostrava të Çekisë, atletja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave u ngjit një shkallë më lart në podium, duke rrëmbyer të argjendtën në 1500 metra. Koha e shënuar nga shqiptarja ishte 4:08.26 mes 16 konkurrenteve, një numër ky krejt i pazakontë, ku zakonisht vihen në start deri në 12 atlete. Për trajnerin Taulant Stërmasi, kjo ishte një nga garat e saj më të mira të mundshme.

“Në 300 metrat e fundit Luiza ka bërë një superfinish. Si kohë kjo ishte e dyta në nivel botëror. Duhet të përmend faktin se dje Gega la pas atleten etiopiane Vorku Taye Fantu, e cila zuri vendin e parë në Mitingun e Parisit. Fillimi i garës ka qenë disi i rrëmujshëm, për shkak se edhe pjesëmarrja ishte e ekzagjeruar, plot 16 atlete.

Grupi ka shkuar shumë ngadalë dhe për pak sa nuk e theu rekordin kombëtar. Deri në 1000 metra është vrapuar superngadalë. Gjithsesi Luiza është optimiste për vazhdimësinë. Të mos harrojmë që mposhti finalisten e Lojërave Olimpike të Rios në 1500 metra, marokenen Rababe Arafi. Ne do të synojmë të marrim pjesë në një tjetër test në 1500 metra”, deklaroi për gazetën “Panorama Sport”, trajneri i suksesshëm i “Mbretëreshës së Sporteve”, Taulant Stërmasi.

Kohën më të shpejtë e realizoi dje në Ostrava atletja etiopiane Aksumavit Embaje, 4:06.68, ndërsa e bronzta shkoi për bashkëkombësen e saj Fantu me kohën 4:08.56. Ndërkohë Stërmasi bëri me dije se me pak gjasa Gega do të marrë pjesë në kampionatin ballkanik në Beograd, pasi fokusi i saj është Europiani, ku edhe atje pritshmëritë janë të mëdha. “Në kampionatin ballkanik nuk kemi kundërshtar prej 2013-ës dhe akoma nuk e kemi vendosur nëse do të marrim pjesë”./panoramasport

 

Etiketa: ÇekiLuiza GegaOstrava


Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Video/ Përkeqësohet gjendja e grevistëve në Zharrës. OSBE: Do mbajmë raport

Video/ Përkeqësohet gjendja e grevistëve në Zharrës. OSBE: Do mbajmë raport

Basha në Shkodër: Frika ka vdekur, të gjithë bashkë në protestën e 18 Shkurtit

Basha në Shkodër: Frika ka vdekur, të gjithë bashkë në protestën e 18 Shkurtit

“Shpërthen” Carlos Santana: Beyonce nuk këndon, por…

“Shpërthen” Carlos Santana: Beyonce nuk këndon, por...
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}