Gazetari Spartak Koka ka bërë me dije sonte në emisionin Opinion se personat e arrestuar për grabitjen e 2.7 milion eurove në Rinas, dyshohen edhe për ngjarjen e 27 prillit të 2015-ës.
Koka tha se qytetarë të ndryshëm nga Lushnja dhe Divjaka, kanë informuar policinë përgjatë vitit 2016, të afërm apo dhe vëllai i Fation Xhyliut kanë thyer paund në shuma të mëdha, rreth 30 mijë paund.
Koka bëri me dije se Xhyliu është shpallur në kërkim nga policia me 31. 10. 2016.
Sipas tij, në këtë datë, shtetasi Fation Xhyliu është shpallur në kërkim nga policia me karton rozë, pasi dyshohet si një prej bashkëpunëtorëve të grabitjes së ndodhur në vitin 2015, për veprën penale grabitje me armë e kryer në bashkëpunim.
Shiko videon: