Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia/ Parking me 100 vende te Qyteti Studenti, terminal për autobusët e juglindjes

2017/02/12 at 11:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia/ Parking me 100 vende te Qyteti Studenti, terminal për autobusët e juglindjes

Autobusët që vijnë ngë juglindja e Tiranës mund t’i zbresin udhëtarët në terminalin e ri që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion, në hapësirën pranë Qytetit Studenti. Gjithashtu, ky terminal do të funksionojë edhe si shesh parkimi për qytetarët dhe do të administrohet nga “Tirana Parking”. Pas përfundimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij investimi i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetarëve për parkim dhe njëkohësisht ul edhe koston e këtij shërbimi.


“I kemi dhënë përgjigje shqetësimit të shumë qytetarëve që jetojnë në ‘Qytetin Studenti’, atyre që vizitojnë fëmijët e tyre këtu, që frekuentojnë fakultetet në këtë zonë apo që vijnë për vrap nga Liqeni, duke aplikuar tarifën më të ulët sot në Tiranë: tre orë/50 lekë. Çka do të thotë se kemi një tarifë shumë më ekonomike se sa privatët, të cilët e kishin zaptuar edhe këtë shesh apo që kishin improvizuar zaptime tek hyrja e liqenit dhe jo vetëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ky projekt do të ofrojë kushte shumë më komode për qytetarët, por njëkohësisht do të rrisë edhe sigurinë, si për ata që përdorin parkimin, ashtu edhe për udhëtarët që nisen drejt juglindjes nga ky terminal. “Ambienti është shumë më i pastër dhe ka një rol të dyfishtë: Gjysma ka 100 vende parkimi për qytetarët, profesoratin, vizitorët në “Qytetin Studenti”, për vrapuesit nga liqeni, kurse gjysma tjetër është një terminal i përkohshëm për linjat e Pogradecit, Librazhdit apo Korçës. Ky është një ambient shumë më komod, ku secili autobus ka korsinë e vet, ka orarin që do të duhet të respektojë, hyn e del në mënyrë të kontrolluar nga terminali, ka siguri për pasagjerët, ndriçim, tualet. Besoj se kjo është mënyra për të ecur përpara. Të tjerat janë llafe pa bereqet”, tha Veliaj.

 

Duke theksuar ndryshimin që ka pësuar zona e liqenit, e cila më parë ishte e uzurpuar nga parkingje pa leje, Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që tashmë të përdorin parkingun e ri me kapacitet prej 100 automjetesh. “Ky shesh ka qenë shumë i ndotur, ishte pamja e parë në hyrje të vendit ku jeton e ardhmja e Shqipërisë; një shesh me mbeturina, me papastërti dhe inerte, çka binte në kontrast me çfarë po përpiqemi të kultivojmë me studentët që jetojnë këtu. Por, dua të ftoj të gjithë qytetarët që të mos parkojnë më te liqeni! Le të përdorin sa më shumë këtë ambient, ta lënë makinën këtu. U bën mirë për shëndetin, por edhe ulin trafikun e panevojshëm”, tha ai.

 

Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza tha se të gjithë po e shohin se si po ndryshon Tirana dita pas dite. “Bashkia e Tiranës nuk i kufizon investimet vetëm në shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, ndriçim dhe pastërti, por ka vënë gishtin në plagë te një problem që është shumë i rëndësishëm për gjithë Tiranën, zgjidhjen e problemit të parkingjeve. Ka qenë një zonë shumë e ngarkuar, ku vetë “Qyteti Studenti”, vetë studentët nuk kalonin dot nga mjetet.

Unë dua ta uroj Bashkinë e Tiranës për këtë investim, që është absolutisht i veçantë nga lloji dhe i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit”, tha Gjoza.

 

Ky shesh i ri do të ofrojë 100 vende parkimi, vende të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe një sistem elektronik tarifimi. Gjithashtu, e gjithë kjo hapësirë do të jetë e monitoruar me kamera 24 orë, duke rritur sigurinë e qytetarëve, ndërsa tarifat do të jenë preferenciale. Kurse në terminalin e autobusëve ndërqytetas për zonën e juglindjes, provizorisht janë pozicionuar edhe autobusët e linjave rrethqytetase. Për linjat ndërqytetase janë të përcaktuar 19 stacione, ku ato kryejnë shërbimin e tyre, sipas orareve të përcaktuara në licencat përkatëse, gjë që pritet të përmirësojë shërbimin.

 

Etiketa: bashkia tiraneErin VeliajQyteti StudentiTerminal


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Shpërthen Gruevski: Hoxhallarët shqiptarë më rrëzuan nga pushteti

Shpërthen Gruevski: Hoxhallarët shqiptarë më rrëzuan nga pushteti

Historia prekëse e Hueyda El Sayed/ Si na ndahu Feçor Shehu me babanë për 16 vjet. Iu vardis nënës sime

Historia prekëse e Hueyda El Sayed/ Si na ndahu Feçor Shehu me babanë për 16 vjet. Iu vardis nënës sime

Zbulohet e vërteta e konkurrentit serb në Big Brother Albania

Zbulohet e vërteta e konkurrentit serb në Big Brother Albania
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}