Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja, Policia e Shtetit: Faji i ‘Jaguar Security’ dhe Bankës

2017/02/10 at 3:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja, Policia e Shtetit: Faji i ‘Jaguar Security’ dhe Bankës

Një ditë pas grabitjes spektakolare në Rrugën Tiranë-Rinas pranë Qafë Kasharit, zv.drejtori i Policisë së Shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për shkeljen e policisë private që shoqëronte paratë e BKT. Sipas policisë, faji është është “Jaguar Security” por edhe i BKT-së e cila edhe sot tentoi të transferonte para, sipas Qatos, në mënyrë të pasigurt. Qato ka dhënë vetëm një fjali për pistat e hetimit apo nëse ka ndonjë të dhënë për autorët. Deklarata e tij ishte e gjitha e orientuar tek pasiguria e policive private.

Më poshtë deklarata e Altin Qatos

Siç jeni vënë në dijeni, dje në datën 09.02.2017, rreth orës 13:15, pranë një kryqëzimi, në rrugen Qafë Kashar-Rinas Tiranë, para Universitetit “Epoka”, ka ndodhur vjedhja me armë e një sasie vlerash monetare të Bankës Kombëtare Tregtare, që transportoheshin për në Rinas nga Shoqëria Private e Sigurisë Fizike “Jaguar”.

Çështja është në hetim dhe po ndiqet me përparësi të lartë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Përveç punës që po bëhet për zbulimin e autorëve, policia ka ngritur grupet e punës, për të analizuar përgjegjësinë e strukturave përkatëse lidhur me sigurinë e transportit të vlerave monetare.

2. Përgjegjësitë e SHPSF, Bankave.
Nga analiza paraprake e ngjarjes rezulton se subjekti Shoqëria Private e Sigurisë Fizike “Jaguar”, i cili ka kontratë shërbimi për shoqërimin e vlerave monetare me BKT me nr.813, datë 01.05.2015 me afat dy vjeçar, ka shkelur rregullat e mëposhtme:
1. Mjetet për transportimin e vlerave monetare ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret, pavarësisht se në lejen e qarkullimit të lëshuara nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor janë shënuar “automjet i prodhimit të veçantë”.
2. Kamerat e instaluara në mjetin e blinduar nuk ishin të aktivizuara në momentin e ndodhjes së ngjarjes.
3. Njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte autorizim për të qarkulluar me këtë mjet.
4. Punonjësit e shërbimit ishin të pajisur me armë zjarri, por nuk kanë reaguar në përputhje me ligjin “Për përdorimin e armëve”.
5. Mjetet e gjurmimit nuk ishin vendosur sipas procedurave standarde për shoqërimin e vlerave monetare.
6. Të dy automjetet e shoqërimit të vlerave monetare nuk kishin logon dhe stemën e Shoqërisë Private të Sigurisë Fizike.
7. Punonjësit e shërbimit të eskortës nuk kanë njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, dhe nuk kanë bashkëpunuar me to në momentin e ndodhjes së ngjarjes sipas procedurave standarte.
8. Qendra e kontrollit të SHPSF “JAGUAR” nuk funksionoi për menaxhimin e këtij shërbimi.

Bazuar në shkeljet e kryera, Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licencim dhe Çertifikim, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, gjatë paradites së sotme, ka vendosur “heqjen e çertifikatës të titullarit dhe drejtuesit teknik i subjektit të SHPSF “Jaguar” shpk, nënkategorisë 1.3.B, me seli ne Tiranë.

Sot në datën 10 Shkurt 2017, megjithë ngjarjen e ndodhur dje, përsëri BKT ka shoqëruar vlera monetare me shoqërinë SHPSF “Jaguar”, e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr çertifikata. Policia e Shtetit, menjëhere ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri të Bankë.

Me miratimin dhe hyrjen ne fuqi edhe të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë”, Bankat dhe SHPSF-të duhet t’i përgjigjen detyrimeve të përcaktuara në ligj dhe aktet normative në zbatim të tij.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën e Bankave, po punojnë për përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues, në lidhje me sigurimin e objekteve bankare, kategorizimin e niveleve të mjeteve të blinduara, trajnimin e personelit të shërbimit SHPSF dhe detyrat dhe përgjegjësitë e gjithë subjekteve të përfshira.

Me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit është ngritur një grup pune, me qëllim inspektimin dhe kontrollin e veprimtarisë së gjithë SHPSF-ve që veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Për ato shoqëri që do të kenë mangësi dhe shkelje, do të propozohet heqja e licenses së tyre.

Policia e Shtetit po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive dhe autorëve para ligjit.

Etiketa: atin qatobankëGRABITJEmakinepolicia private

Ju sugjerojmë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Para
Angli, gjenden qindra kile kokainë me vlerë 50 milionë paund

Angli, gjenden qindra kile kokainë me vlerë 50 milionë paund

Foto-galeri/ 11 ide të brendshmesh seksi për këtë Shën Valentin

Foto-galeri/ 11 ide të brendshmesh seksi për këtë Shën Valentin

Ekspertët gjerman mbështesin programin ekonomik të PD-së

Ekspertët gjerman mbështesin programin ekonomik të PD-së

TE FUNDIT

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com