Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Shkarkimi i Ylli Manjanit, saga e ngjarjeve që çuan drejt vendimit 

2017/02/05 at 5:51 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Shkarkimi i Ylli Manjanit, saga e ngjarjeve që çuan drejt vendimit 

“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.

Është ky motivacioni me të cilin Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e Ministri të Drejtësisë Ylli Manjani.

Lajmi është bërë publik pak pas takimit që Kryeministri Rama pati mëngjesin e së hënës me Kreun e LSI-së Ilir Meta.

Në media thuhet se diskutimi mbi largimin e Manjanit është bërë me tone të larta,  për gati shumë se 45 minuta, pasi Meta ka refuzuar dorëheqjen nga ana  e ministrit të tij.

Pas largimit të Edi Ramës nga kryesia e kuvendit, aty është parë të mbërrijë Ylli Manjani, ndërkohë që vetëm disa minuta më vonë, në media është publikuar lajmi për shkarkimin e Ylli Manjanit dhe propozimi për zëvendësimin e tij nga Petrit Vasili.

Menjëherë pas këtij lajmi, Meta dhe Vasili i janë drejtuar presidencës.

Largimi i Ministri të Drejtësisë Ylli Manjani nga kabineti qeveritar u parapri nga një sërë zhvillimesh të shpejta, që ndodhën gjatë mbrëmjes së të dielës për t’u finalizuar paraditen e së hënës.

Fillimisht portsalet shkruan se Ministri i Drejtësisë do të jepte dorëheqjen nga qeveria, parë kjo si një dakordësi mes dy  krerëve të koalicionit apo si pasojë e raporteve të tensionuara të ministrit Manjani me Kryeministrin, veçanërisht për çështjen e kanbisit në vend dhe marrëdhenien me policinë e shtetit.

Më tej, përmes një statusi në FB, deputeti demokrat Sali Berisha njoftoi shkarkimin e Ylli Manjanit nga Kryeminstri.

Pak minuta më pas, përmes një statusi në FB, vetë Manjani mohoi dorëheqjen e po kështu  edhe njoftimin për shkarkim, ndërsa ka anuluar mbrëmjen e së dielës edhe një konference për shtyp, për të cilën është shprehur se ka patur arsye thjesht shëndetësore.

Por vetëm pak orë pasi në zyrën e Kryetarit të Kuvendit mori njoftimin për shkarkikim e tij, Ylli Manjani njoftoi daljen në një konferencë për mediat, nga ku hodhi akuza të forta kundër qeverisë dhe mënyrës së funksionimit të saj.

Akuzat e Manjanit:

Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë, një procedurë, një proces, jo vetëm që s’kishte lidhje me profesionalizmin, por as me Kushtetutën e vendit dhe as me ligjet.

Mbledhja e Qeverisë është tërësisht anti-kushtetuese. Ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë….

  1. Që prej verës së kaluar, Kryeministri ka harxhuar kohë nga puna, nga dita e tij e punës, për të bërë presion, jo mua, se mua s’më ka kërkuar asgjë, por Kryetarit të Parlamentit, për të më larguar mua. Arsyeja që thotë është se unë flas në media pa lejen e Fugës. Besojeni ose jo, në një sistem demokratik, ministrit i kërkohet t’i mbyllet goja.

Pra, po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh, ky është mesazhi i Kryeministrit
Po qe se mendove dhe guxon të japësh një opinion, shkarkohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, bëj ndonjë koncesion, mos fol në media, ji burrë i mirë.

  1. Po pse u shtua presioni për largimin tim? U shtua presioni për largimin tim, ditën që kam bërë deklaratën për kanabisin. Por Kryeministri u nervozua. Shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje.  Nuk është e rastësishme që të asociohej emri im me dosjen e Klement Balilit.

Ndërkohë që në Tiranë bëhej thashethemi për asociimin e emrit tim me dosjen e Klement Balilit, në Santa Kuaranta ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vërteta.

  1. E dini ju që më 30 dhjetor Qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur? Verifikojeni sistemin TIMS se gjysma e ministrave ishin jashtë shtetit dhe vendimi është marrë për të shkarkuar një të dekriminalizuar që duhej shkarkuar… Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet kjo?

  1. Pse duhet t’i telefonohet gjyqtarit që të fusë njerëz në burg, pse duhet t’i bëjë këto qeveria? Cila qeveri demokratike i bën këto? Imagjinoni Angela Merkel-in të marrë në telefon një gjyqtar dhe t’i thotë më fut në burg një katundar. Ç’janë këto histori? Ja këto gjëra kanë ndodhur.  Ç’punë ka politika me gjyqësorin?

  1. Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm, jo imi. Ia kanë kërkuar partnerët, e di mirë. Le ta shkarkonte. Por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja.
  2. Llokma e korrupsionit ndahet në Qeveri, në gjykatë ndahet bakshishi. Dhe nëse qeveria ka ndarë një llokmë të madhe, atëherë bakshishi në gjykatë do të jetë i madh.
    Se para se të shohim vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim vilat tona. Kush do na i shohë vilat tona, gjyqësori i kapur? Prokurori që nuk guxon sepse shahet me libër shtëpie. E dini, që prokurorët gjurmohen nga trupa operacionale speciale të policisë pa urdhër. E dini ju, që në borderotë e shtetit policia është institucioni më i paguar?

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Kur ende duheshin edhe pak muaj… Kujtimi më i bukur i nënave të famshme gjatë shtatzënisë

Kur ende duheshin edhe pak muaj… Kujtimi më i bukur i nënave të famshme gjatë shtatzënisë

Deklarata surprizë e presidentit Trump për Rusinë dhe Putinin 

Deklarata surprizë e presidentit Trump për Rusinë dhe Putinin 

Pesë veçoritë e Galaxy S8 që nuk i ka një iPhone

Pesë veçoritë e Galaxy S8 që nuk i ka një iPhone

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com