Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Zbulohet lidhja e shefit të Policisë me Elton Çiçën: Na vuri i ligu para…

2017/02/05 at 10:49 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përgjimet/ Zbulohet lidhja e shefit të Policisë me Elton Çiçën: Na vuri i ligu para…

Zyrtarë të lartë të Policisë në Tepelenë komunikonin lirisht me një personazh tashmë të vrarë, konkretisht me shtetasin Elton Çiça, për të cilin dyshohet se ka qenë i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës, shkruan “Panorama”.


Pak ditë pas arrestimit të shtetasve Haki Hasabegaj, me detyrë shef i rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë dhe Gani Abazi, me detyrë shef i specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë në Tepelenë, Prokuroria për Krime të Rënda deklaron se ka evidentuar si persona përgjegjës dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal edhe shtetasin Musa Bedinaj, në rolin kultivues dhe organizator. Prokuroria ka siguruar përgjime dhe informacione të tjera, që tregojnë se Haki Hasabegaj gjatë detyrës në Policinë e Tepelenës, por edhe më pas, komunikonte rregullisht me shtetasin Elton Çiça.

Ky person me precedentë penalë mbeti i vrarë, pasi u qëllua me dy plumba më 01.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Gjin Bua Shpati”, afër shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e bar “De Niro”. Elton Naim Çiça, i datëlindjes 24.01.1980, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ndodhej në prani të një zyrtari të lartë të Policisë, në momentin kur u qëllua me armë dhe humbi jetën në Tiranë.

Vrasja mendohet se ka qenë pjesë e një seriali të gjatë, të nisur kohë më parë, siç dyshohet, nga përplasja mes grupeve të kultivimit të drogës në zonën e Tepelenës.

AKUZA E PROKURORISË

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, dy ditë më parë janë lëshuar urdhërarrestet për disa persona, përfshirë edhe punonjës policie, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimin për këta persona, të cilëve, pak muaj më parë iu sekuestrua një sasi shumë e madhe lënde narkotike kanabis sativa, e papërcaktuar ende deri më tani, e mbjellë në fshatra të ndryshëm të Vlorës, kryesisht në Vezhdanisht dhe Treblovë.

Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar edhe rreth 2 tonë kanabis në Tepelenë. Po ashtu janë edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si kultivues organizatorë, identiteti i të cilëve nuk mund të publikohet, pasi nuk është realizuar arrestimi i tyre. Ndaj këtyre personave, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale “kultivim i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Nga të dyshuarit, deri më tani është bërë i mundur arrestimi i zyrtarëve të Policisë, Hasabegaj dhe Abazi, të cilët u prangosën nga ana e oficerëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesave, si edhe i një prej kultivuesve organizatorë, Musa Bedinaj.

Të dyshuarit e tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk janë gjetur gjatë operacionit policor. Në kuadër të këtij hetimi, i cili ka nisur nga referimi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, në tetor 2016 u arrestuan edhe 6 persona të tjerë, ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër zyrtar policor.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se Hasabegaj, i cili deri në pranverën e vitit 2016 ishte në detyrën e Shefit të Komisariatit të Tepelenës, mbante kontakte të vazhdueshme me persona që kultivonin lëndë narkotike në atë zonë.

PËRGJIMI

Madje, kur është larguar nga drejtimi i Komisarit të Tepelenës për në detyrën e shefit të rendit në Drejtorinë e Vlorës, duket se një pjesë e këtyre kultivuesve kanë shprehur shqetë- simin për zëvendësimin e tij.

Nga hetimi rezulton se Hasabegaj ka qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Elton Çiça, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasabegajt nga Tepelena, në një atentat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Çiça dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasabegajt në momentin që ky po largohej për një Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Në datën 31 mars 2016 është përgjuar telefonata mes Haki Hasabegajt dhe Elton Çiçës:

Eltoni: Ku je o vlla? S`stë rr….për mua?”

Hakiu: Epo ça të bëj unë…

Eltoni: Unë të kam vlla, ti…

Hakiu: Na vuri i ligu para…

Eltoni: Kush?

Hakiu: Ai legeni, i imi dhe i joti …

Hakiu: Kush të ka ça t… ty, se për ty unë prishem me të gjithë, nuk më rr…

Biseda vazhdon duke folur për personat që kanë ndikuar në largimin e Haki Hasabegajt nga drejtimi i Komisariatit në Tepelenë.

Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasabegajn në drejtimin e Komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pashqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme të hetimit rezulton se në rastin konkret ka të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e faktit kriminal, të kultivimit të bimëve narkotike, fakt i cili parashikohet si vepër penale në Kodin Penal.

Njëkohësisht, rezulton se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal kanë një formë të veçantë bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale, që për nga forma, struktura dhe qëllimi ka formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas përkufizimit të parashikuar në dispozitat e ligjit material dhe procedural penal.

Po ashtu, rezulton se secili nga grupet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal kanë krijuar lidhje të më- parshme nga punonjës të policive vendore, me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mosdhënies së informacionit për parcelat e mbjella me bimë narkotike, kundrejt përfitimeve të parregullta.

 



Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Sekuestrohen pronat e Duzhës e Gengos: I vunë me paratë e krimit

Kanosi me armë të riun, prangoset 24-vjeçari në Durrës

Mediat serbe: Kongresmeni amerikan kërkon shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

Mediat serbe: Kongresmeni amerikan kërkon shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

Nis rrëzimi i murit në Mitrovicë

Nis rrëzimi i murit në Mitrovicë
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com