Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Fjeti gjithë natën me viktimën, vrau shokun pas grindjes në bilardo

2017/02/04 at 9:35 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia/ Fjeti gjithë natën me viktimën, vrau shokun pas grindjes në bilardo

Autori i një krimi të ndodhur 8 vjet më parë në fshatin Karpen të Kavajës është arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, raporton “Panorama”. Ai është Arjan Grami, 40 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata e Apelit për vrasjen e shokut të tij, Kastriot Godole, nga Vlora

Burime nga Policia thanë dje se Grami është arrestuar në afërsi të fshatit Ndroq, teksa po shkonte në shtëpi, pranë familjes së tij. Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 12 vjet heqje lirie ka ndodhur më 4 nëntor të vitit 2008 në një stan bagëtish, ku viktima dhe autori ishin punësuar si barinj prej dy muajsh. I dyshuari u arrestua 2 ditë pas ngjarjes, të cilën e denoncoi vetë në polici, duke e raportuar si vetëvrasje. Megjithatë, provat e tradhtuan pasi rezultoi se bariu nga Vlora ishte qëlluar me 7 plumba pistolete, e cila kishte gjurmët e shokut të tij. Megjithatë, pas disa zvarritjeve të gjyqeve, Arjan Grami u lirua me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi bëri disa vite burg. Por në vitin 2016, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi kthimin e tij në qeli, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

NGJARJA Më 4 nëntor të vitit 2008, gjatë një grindjeje të nisur në gjendje të dehur pas një loje bilardoje solli vrasjen e bariut nga Vlora, 26­vjeçarit Kastriot Godole. Autori rezultoi të ishte shoku i tij nga Tirana, Arjan Grami, në atë kohë 34 vjeç. Pasi e qëlloi me 7 plumba pistolete, Grami fjeti me viktimën në stanin ku qëndronte bashkë me të, në fshatin Karpen të Kavajës. Të nesërmen ai lajmëron policinë, duke tentuar ta fshehë krimin dhe e denoncoi si vetëvrasje. Oficerëve të policisë kriminale të Kavajës iu desh vetëm një këqyrje e trupit, i cili ishte kishte shtatë plumba për të provuar se bëhej fjalë për vrasje dhe autori ishte pikërisht denoncuesi.

Ngjarja ndodhi më 4 nëntor të vitit 2008 dhe autori i arrestua dy ditë më vonë. Burime zyrtare nga Policia thanë në atë kohë se autori dhe viktima ishin punësuar si barinj në një stan dhe krimi ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta midis tyre. Ata ruanin bagëtitë e një fshatari dhe flinin në stanin e tij. Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, dy barinjtë pasi kanë mbyllur bagëtitë kanë shkuar në lokalin e fshatit ku kanë konsumuar një sasi alkooli dhe më pas bënë edhe një lojë bilardo. Burimet thanë se gjatë lojës ata kanë nisur të debatojnë dhe janë larguar nga aty, duke e vazhduar sherrin edhe në stanin ku flinin. Viktima, Kastriot Godole, ka tentuar të mbyllë sherrin dhe është shtrirë për të fjetur, por në këtë moment autori, Arjan Grami, ka marrë pistoletën që e mbante pa leje dhe ka qëlluar shtatë herë mbi trupin e bariut, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai e ka mbuluar 26­vjeçarin me një batanije, ndërsa i ka lënë edhe pistoletën në dorë. Më pas është shtrirë për të fjetur. Mëngjesin e ditës së nesërme, Grami nuk e ka lëvizur trupin e pa jetë të kolegut të tij, ndërsa vetë është larguar nga stani për të kullotur bagëtitë. Kur është kthyer në mbrëmje ka vendosur të lajmërojë policinë. Etleva Delia/Panorama.al

Etiketa: Arjan GramibilardoKatriot Godolevrasje

Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
Shpërthimi në minierë/ Ndërpriten kërkimet, 3 punëtorë kinezë të bllokuar

Shpërthimi në minierë/ Ndërpriten kërkimet, 3 punëtorë kinezë të bllokuar

Intervista/ Flet Shkëlqim Muça: Halili më hoqi prej tifozëve, Tirana si Partizani i Beogradit

Intervista/ Flet Shkëlqim Muça: Halili më hoqi prej tifozëve, Tirana si Partizani i Beogradit

Fotolajm/ Tuna zbulon barkun e fryrë, ja si duket shtatzënia e saj

Fotolajm/ Tuna zbulon barkun e fryrë, ja si duket shtatzënia e saj

TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com