Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafiku i drogës, prokuroria: Zyrtarët e policisë të lidhur me Elton Çiçon

2017/02/04 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafiku i drogës, prokuroria: Zyrtarët e policisë të lidhur me Elton Çiçon

Dy ditë pas arrestimit të dy zrtarëve të policisë, të dyshuar për trafik droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje për implikimin e Haki Hasanbegajt, shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës dhe Gani Abazit, shef i Specialistëve të zonave në Komisariatin e policisë së Tepelenës. Bashkë me ta në pranga ka rënë Musa Bedinaj, kultivues droge. Po kështu pritet të arrestohen edhe tre persna të tjerë.

Sipas organit të akuzës, Hasanbegaj, i cili deri në pranverën e vitit 2016 ishte në detyrën e Shefit të Komisariatit të Tepelenës, mbante kontakte të vazhdueshme me persona që kultivonin lëndë narkotike në atë zonë.

Madje, kur është larguar nga drejtimi i Komisarit të Tepelenës për në detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Vlorës, duket se një pjesë e këtyre kultivuesve kanë shprehur shqetësimin për zëvendësimin e tij. Nga hetimi rezulton se Hasanbegaj ka qenë mik i ngushtë i Elton Çiçës, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga Tepelena. Çiçës iu bë atentat në zonën e Bllokut, tek lokal De Niro teksa ishte në shoqërinë e një polici dhe një gazetari.

“Çiça dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasanbegajt në momentin që ky po largohej për një Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pashqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike”, deklaron prokuroria.

Prokuroria bën të ditur se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Po ashtu rezulton se secili nga grupet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë krijuar lidhje të mëparshme nga punonjës të policive vendore, me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mos dhënies së informacionit për parcelat e mbjella me bimë narkotike, kundrejt përfitimeve të parregullta.Këtyre personave pak muaj më parë iu sekuestrua një sasi shumë e madhe lënde narkotike kanabis sativa, e papërcaktuar ender deri më tani, e mbjellë në fshtara të ndryshëm të Vlorës, kryesisht në Vezhdanisht dhe Treblovë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar edhe rreth 2 ton kanabis në Tepelenë.

Etiketa: Elton ÇiçaHaki HasanbegajTepelenëtrafik drogezyrtare policie

Ju sugjerojmë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit
Bota

Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit

7 Nëntor, 2025 3:53 pm
Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
Sport

Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia

7 Nëntor, 2025 3:10 pm
Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, pranga 31-vjeçarit
Kronikë

Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, pranga 31-vjeçarit

7 Nëntor, 2025 3:08 pm
Para
Tuna publikon foton e shumëpritur me Patrisin

Tuna publikon foton e shumëpritur me Patrisin

Pas fotove nudo, mbesa e presidentit Nishani na prezanton me të dashurin

Pas fotove nudo, mbesa e presidentit Nishani na prezanton me të dashurin

PD: Urdhërarresti për Balilin nuk u zbatua prej 8 muajsh

PD: Prokuroria vertetoi se shefat e policisë së Tahirit luajnë drogën në Vlorë e Tepelenë

TE FUNDIT

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
7 Nëntor, 2025

Në vijim të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, Policia...

Lexo më shumë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
7 Nëntor, 2025

Në Kakavijë Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, ndërsa janë evidentuar 2 raste të paligjshmërive në...

Lexo më shumë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
7 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com