Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse hesht shteti për debatin Lu – Llalla?

2017/02/02 at 2:26 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kë “dogji” Ambasada Amerikane?

Nga Desada METAJ


 

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu dhe kryeprokurori Llalla janë përfshirë sot në një debat publik, ndoshta i pari i këtyre përmasave mes një zyrtari të lartë dhe një diplomati të huaj në Shqipëri. Ndonëse “krisja” mes gjykatësve dhe prokurorëve u shënua ditën që Ambasada e SHBA mori dhe publikoi vendimin për revokimin e vizave amerikane për të paktën 70 gjykatës dhe prokurorë, akuzat e mëngjesit të sotëm nga ana e ambasadorit amerikan ka shënuan dhe kulmin e “durimit” nga Adriatik Llalla. Por edhe pse kanë kaluar disa orë nga këto deklarata e Donald Lu është takuar sipas disa burimeve me kryeministrin Rama dhe prokurori i përgjithshëm me presidentin e Republikës, krerët e shtetit shqiptar vazhdojnë te heshtin.

Nëse ambasadori amerikan ka të drejtë në akuzat e tij se kryeprokurori ka penguar prej 14 muajsh reformën në drejtësi, atëherë kryetari  i shtetit, kryeministri dhe kryetari i kuvendit duhet të mbajnë një qëndrim të qartë e të na shpjegojnë nëse kjo ka ndodhur vërtet. Nëse është po e vërtetë që Llalla ka shkelur kushtetutën për emrat që ka propozuar në këshillin e emërimeve. Dhe në fund, a ka dështuar prokuroria në sekuestrimin e serverit të ILDKP, kaq i rëndësishëm për vetting-un.

Shtypi sot është  njohur edhe me shkresën që prokurori i përgjithshëm i ka dërguar presidentit dhe kryetarit të kuvendit për revokimin e vizave nga ambasada amerikane për një grup prokurorësh, por deri më tani asnjë nga këto institucione nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë akt.

Nga ana tjetër,edhe vetë kryeprokurori si rrallë herë i është kundërpërgjigjur po me gjuhë të ashpër ambasadorit Lu,duke i kujtuar atij se ka përdorur shantazhin në rastin e revokimit të vizave dhe mbylljen e hetimeve. Madje kreu i akuzës nuk ka harruar të përmendë dhe që gjuha aspak diplomatik e ambasadorit Lu është e lidhur me disa dosje hetimi për të cilat ambasadori amerikan ka patur interesa thjesht personale.

Në këtë valë akuzash ku janë të përfshirë Prokuroria e Përgjithshme dhe ambasadori amerikan në Tiranë, natyrshëm lind pyetja: kush ka të drejtë? Dhe për këtë nuk mjafton as deklarata e kryeprokurorit dhe as ajo e ambasadorit amerikan. Sepse në një vend normal, janë institucionet drejtuese që reagojnë kur prokuroria dhe ambasada amerikane përfshihen në një debat të tillë, të paprecedent dhe që padyshim ka dhe prapavijën politike për sa kohë palët flasin për bllokimin  e vetting-ut ,ligj që u miratua në parlament, apo dosje konkrete emrat e të cilave janë ende të panjohura publikisht. Heshtja nuk e nderon një shtet dhe një qeverisje që pretendon të ketë standarde, por që deri më tani është e mbuluar nga akuza të ndërsjellat nga 2 faktorë, nga më të rëndësishmit për funksionimin normal të vendit.



Ju sugjerojmë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Para
Presidenti Nishani bashkëbisedim me studentët

Akuzat ndaj Llallës, Nishani refuzon të presë ambasadorin amerikan

Çfarë po ndodh te TVSH? Pushohen nga puna tre kompozitorët e njohur

Pushohen nga puna kompozitorët e mirënjohur, drejtori i RTSH-së sqaron procedurën ligjore

Çfarë tregon shkrimi i Donald Trump për personalitetin dhe shëndetin e tij?

Çfarë tregon shkrimi i Donald Trump për personalitetin dhe shëndetin e tij?
















TE FUNDIT

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
12 Tetor, 2025

Dashi Je në një pozicion harmonik me njerëzit dhe mjedisin kudo që je strehuar. Ngjarjet dhe bisedat po rrjedhin mjaft...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com