Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe personat e tjerë të pandehur që po gjykohen për gjobvënie dhe kërcënie kanë arritur të dështojnë edhe një tjetër seancë gjyqësore. Burime për opinion.al nga salla me dyert të mbyllura e gjyqit thanë se ata kanë protestuar për avokatin e caktuar nga gjykata. Kujtojmë se në seancën e djeshme dha dorëheqjen avokati i Danit, në këto kushte gjykata caktoi avoktat kryesisht. Ai nuk e ka pranuar avokatin, duke i kërkuar gjykatës ti caktonte si avokat Eno Bushin. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij. Në këto kushte të pandehurit dhe avokatët e tyre u larguan nga seanca në shenjë demonstrative. Kjo është hera e tretë që seanca gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja dështon.
Dëshmitari duhet të dëshmonte me video në mënyrë që gjykata ta njohë si provë dëshminë e tij që do ti bashkangjitet dosjes hetimore. Sipas Ylvi Beqajt nën kërcënimin e armës Emilajno Shullazi dhe banda e tij në i ka marrë pronësinë për një pjesë të ish-hotel Vollgës në Durrës dhe 550 mijë euro.
Praktika që po ndjek Shullazi është e një me atë të Dritan Dajtit që shtyu pafundësisht gjyqin për të përfituar nga tejkalimi i afateve hetimore. /Opinion.al