Marko Balota është një nga emrat legjendarë të klubit të Lacios dhe futbollit italian. Ish-portieri i cili mban rekordin si futbollisti më i vjetër që ka luajtur si në Serinë A, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, ku ka zbritur në fushë në moshën 43 vjeç e 168 ditë, pikërisht me fanellën e Lacios, sheh se tashmë porta e këtij klubi ka të ardhmen e siguruar.
“Kur unë isha ende pjesë e Lacios, klubi mund të blinte Handanoviç por pastaj marrëveshja nuk u realizua. Marketi më duket se u kthye në nivelet më të mira pas shumë problemeve fizike. Strakosha është i ri por po tregon se është në lartësinë e duhur, ndaj e ardhmja e Lacios në këtë aspekt më duket në duar të sigurta”, tha Balota, i cili ishte protagonist në vitin 2000, kur Lacio fitoi për herë të fundit titullin kampion.
Gjatë karrierës së tij si portier, Balota ka veshur edhe fanellën e Modenës, pikërisht kur ajo drejtohej nga Xhani De Biazi, duke ndihmuar këtë skuadër të ngjitej në Serinë A dhe në sezonin historik 2002-2003 të mbijetesës në elitën e futbollit italian.