Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasada e SHBA, thërret individualisht gjyqtarët e prokurorët që u refuzoi vizat

2017/01/28 at 5:51 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada e SHBA, thërret individualisht gjyqtarët e prokurorët që u refuzoi vizat

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë për revokimin e vizave ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, këta të fundit janë njoftuar në mënyrë individuale nga ambasada. Ky fakt konfirmohet nga disa prej këtyre gjyqtarëve e prokurorëve, që kanë pranuar se janë thirrur në ambasadë dhe janë njoftuar për revokimin e vizës. Vetë ambasada nuk pranon të komentojë këtë procedurë, duke referuar deklaratës së pasditës së enjte.

Ambasada Amerikane në Tiranë në mënyrë individuale ka njoftuar të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që i është revokuar viza amerikane.
Lajmi konfirmohet për Abc News nga burimet pranë prokurorive dhe gjykatave, ku ushtrojnë detyrën këta individë, që tashmë janë shpallur non grata nga shteti amerikan. Abc News ka kontaktuar me disa nga këta prokurorë e gyqtarë, të cilët gjatë ditës së premte janë parë në hyrje të Ambasadës amerikane, ku i është komunikuar revokimi i vizës 3 vjeçare që ata kishin marre me pare në ambasadë. Ata sqarojnë se revokimi i vizës u është bërë nga zyra konsullore e ambasadës, e cila edhe i ka njoftuar për këtë vendim. Gjyqtarët e prokurorët, nuk japin detajet për arsyen e revokimit të vizës, edhe pse disa prej tyre janë shprehur të habitur për vendimin e ambasadës. Mësohet se në mesin e gjyqtarëve që i është revokuar viza, janë edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, asaj të Apelit në Tiranë dhe rrethe si dhe gjyqtarë të shkallës së parë.

Listës së personave që i është revokuar viza, i janë shtuar edhe prokuror të niveleve të ndryshme, ku mes tyre prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme, Apelit dhe Shkallës së Parë, duke mos përjashtuar këtu edhe titullarë të lartë të institucionit të akuzës në vend. Veç revokimit të vizës së tyre të marrë qoftë zyrtarisht për shkak të ndonjë vizite zyrtare apo vizite familjare, mësohet se ambasada i ka revokuar vizat edhe bashkëshortëve të tyre, duke i njoftuar për vendimin.
Zyrtarisht ambasada nuk ka pranuar të prononcohet për këtë fakt, duke u mjaftuar me deklaratën e shpërndarë për media pasditën e së enjtes. Ku mes tjerash thuhet se “Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Ju sugjerojmë

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
Para
E burgosura realizon ëndrrën, merr pjesë në ‘The Voice’

E burgosura realizon ëndrrën, merr pjesë në ‘The Voice’

SHBA mbyll “dyert”, 7 myslimanë nuk lejohet të hyjnë në Amerikë

SHBA mbyll "dyert", 7 myslimanë nuk lejohet të hyjnë në Amerikë

Jennifer Lopez shkëlqen në të bardha

Jennifer Lopez shkëlqen në të bardha

TE FUNDIT

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
10 Maj, 2025

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com