Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht në Maternetin e këtij qyteti. Sipas raportimeve më të fundit, një zjarr i rënë në këtë maternitet ka shkrumbuar të gjitha pajisjet spitalorë. Ngjarja ka ndodhur në orën 1.00 të mëngjesit të sotëm. Sipas drejtorit të spitalit në fjalë, zjarri ra në katin e katërt të maternitetit, ku në momentin e parë ndodheshin të shtruara katër gra, të cilat për fatin e tyre të mirë u zhvendosën menjëherë. Mësohet se të gjitha aparaturat spitalore janë shkrumbur, ndërkohë që priten të zbulohen edhe shkaqet e këtij zjarri.