Vajza e aktores Ema Andrea, Sara Kapo feston sot ditëlindjen e saj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ema ka treguar se ardhja në jetë e të bijës i mbajtën pasi falë saj ka mësuar shumë gjëra.
“...tashmë, unë dua të të ngjaj ty e shtrenjtë…prej teje mësova se jeta nuk është luftë,por dashuri,..mësova të hesht e të flas me tingujt e tu, mësova që koha merr kuptim në një përqafim.
Mësova shumë unë prej teje, e kur të rritem do të mësoj të kërkoj ndjesë për mungesën!
Ditë Lindja jote i mjafton jetës sime! Unë fatlume që jetoj me një kryevepër,ti uroj ditët me puthje toke e arome pemësh!…”- ka shkruar Ema Andrea në statusin e saj.
Kujtojmë se tashme edhe Sara është një personazh i njohur pas shfaqjes së saj si opinioniste në programin “Top Show”./opinion.al