Në një intervistë dhënë për Roland Qafokun në Channel One, Kapllan Xhangolli, ish-shef i komisariatit të Rinasit në vitin 1997 ka rrëfyer tmerret e asaj kohe, luftën me bandat dhe disa sekrete të politikanëve që mendonin për sigurinë e familjeve të tyre, duke i larguar jashtë shtetit.
Zoti Xhangolli si e kujtoni ngjarjet e fillim vitit 1997 kur shteti ra dhe gjithçka u kthye në kaos? Ju ishit shef I komisariatit të Rinasit, aeroporti i vetëm në vend dhe një institucion I sigurisë më të lartë të mundshme. Si u arrit kjo?
Që në fillim të vitit të ri, 1997, dukej që situata po rëndohej. Popuilli kishte humbur paratë në firmat piramidale dhe ndjehej një tension i madh në vend. Duke parë këtë situatë ne si polici në Rinas morëm masat e duhura. Më kujtohet që gjatë kohës që isha në Minisrinë e Brendshme në punët e përditshme që unë kisha me eprorët e mi, më thërrasin dy këshilltarët e presidentit Berisha, Genc Pollo dhe Kolec Topalli. Biseda me ta ishte nëse mund të mbrohej Aeroportin i Rinasit nga një sulm I mundshëm nga grupe kriminale. Unë natyrsht u kërkova mjete në dispozicvon sepse policia e Rinasit kishte shumë pak mjete dhe në fakt mora një farë ndihme. Por ngjarjet më pas agravuan aq shpejt sa nuk kishte më vend për dyshime. Situata sa vinte dhe rëndohej.
Zoti Xhangolli, cili ishte moment kur ju menduat që situata ishte vërtetë keq?
Por ishte një moment besoj që na bëri të kuptojmë qartë. Politikanët nisën të dërgojë familjet jashtë shteteit nëpërmjet Rinasit. Ne shikonim që në janar politikanë të rangut të lartë, zyrtarë drejtues institucionesh po nxirrnin jashtë familjet e tyre, bashkëshortet, fëmijët dhe të afërmit. Ne që në datën 10 janar kaluam në gatishmëri numër 2 që do të thoshte që 50 për qind e efektivit ishte në repart dhe 50 përqind pushim.
Ju thatë të rangjeve të larta. Cilët përfishen në këtë?
Ju thashtë që ishin nga më të lartat. Mund tju them kishte edhe ministra të qeverisë së asaj kohe.
A ishin mes tyre familjarë dhe të afërm të familjes së presidentit të Republikës zoti Sali Berisha dhe e kryeministrit zoti Aleksandër Meksi?
Me përgjegjësi ju them që këto dy familje nuk ishin mes atyre që dërgonin familjet jashtë. As familja e zotit Berisha as familja e zotit Meksi nuk ishin pjesë e këtyre largimeve. Por të ministrave të qeverisë po, ishin. Dhe siç thatë edhe të zyratëreve të lartë të tjerë.
Sipas jush përse erdhi kjo situatë?
Populli kishet futur para në firmat piramidale. Unë dhe besoj shumica e punonjësve të Rinasit jemi nga ata të rrallët që nuk futëm para në firmat piramidale. Kjo edhe për faktin se ne shikonim me sytë tanë se çbënin drejtuesit e këtyre firmave. Kur shikoja Vehbi ALimuçn dhe drejtues të tjerë të firmave që merrnin çarter vetëm për të shkuar nga Tirana në Athinë dhe pastaj në Barcelonë, në Paris dhe ktheheshin brenda ditës në Tiranë mua krijua bindja se drejtuesit e firmave po harxhonin paratë e këtij popilli. Kështui që unë nuk mund të fusja para në firma. Në këtë situatë edhe ne nisëm kontrollin e imtësishëm sepse që në nëntor dhe dhjetor 1996 kishim informacione dhe dyshime sepse këta mund të transferonin para jashtë Shqipërisë. Madje në një rast ëm kujtohet që kishim një informacion që një avion që u ngrit në fluturim I bëmë thirrje në dalje të kufirit tonë që të kthehej urgjent në Rinas sepse në rast të kundër do qëllohej me artileri. Ai u kthye por nga kontrolli që I bëmë në Rinas nuk rezultoi se kishte para.
Si nisi agravimi i situatës?
Më 15 shkurt nisën largimet e familjarëve të diplomatëve të huaj. Madje edhe të vetë diplomatëve. Dukuria ishte që numri I atyre që dilnin jashtë ishte shumë I madh, ndërsa ia tyre q ë hynin në Shqipëri shumë I vogël.
Kur morët vendimin që ju do ta mbronin aeorportin?
Ditët më të vështira filluan më 9 mars. Aty filloi përballja e stafit të policisë me keqbërësit. Por shteti kishte rënë dhe nëse unë deri një ditë më parë isha shef I komisariatit, kur ky shtet kishte rënë çfarë isha? Asgjë. Kështu që unë nuk mund të jepja më urdhra. Por përgjegjësia ndaj betimit që kishim bërë si ushtarak ishte më e madhe se sa kjo. Mblodha të gjithë efektivinn dhe I rreshtova në ambjentet e komisariatit. Ishin rreth 130 policië në rresht. E bëra rreshtimin sepse sipas rregullit ushtarak nëse dikush është në rresht është më pak I prirur për çrregullsi. Mora fjalën dhe u thashë: Shteti ra. Nga ky moment unë nuk jam më shef I komisariatit por një si të gjithë ju. Unë jam një oficer I thsehjt policie. Por ama këtë Aeroport do ta mbroj sepse ky është momenti që ose do të nderohem ose do të turpërohem. Komandantin do ta zgjedhim një prej nesh. Kush mendon si mua të më thotë. Nisën fjalimet e para që më dhanë shumë kurajo. Dikush tha që unë kisha qenë dhe do isha komandant. Nisën ovacione dhe u duke se morali u ngrit. U tha që do ta mbronin aeroportin. Por ama nga 130 efektiva brenda pak orëve numri shkoi në 90. Ata 40 nxorën justifikime të tipit jemi sëmurë, kishin një hall në shtëpi e të tjera si këto. Megjithatë për mua 90 policë dhe ofiecerë ishin jo pak. U ngrohaj shumë nga ai solidaritet. Parimi ynë ishte të tregonim forcë por të mos përdornim forcë.
A mund të na kujtoni se çfarë i thatë familjes kur mroët vendimin që do ta mbronin me çdo kusht Rinasin?
I tashë bashkëshortes se do ikja në Rians dhe ky ishte momenti që do tregonte veten se sa e doja atdheun dhe punën që më ishte besuar. Ishte një moment që edhe vetë kur e kujtoj tani ndjej emocione. Jam I nderuar që mora atë vendim. Natyrisht bashkë me bashkëpunëtirët e mi. Dua të tregoj diçka. Në pallatin që unë banoja në zonën e Ali Demit jetonin 20 familje kryesisht me punonjës dhe oficerë të ministrisë së Brendshme. Shumica ishte larguar. Në pallat ato ditë mbetëm vetëm katër familje që nuk u larguan. Imagjoni se çfarë situate.
Cili ishte momenti më i keq?
Nisi në datën 9 mars në darkë. Unë organizova bashkë me bashkëpunëtorët e mi rrethimin e godiëns së Aeroprorit me bunkerët që ishin në zonën aty p0ranë që kishin mbetur nga koha e komunizmit. Me anën e një vinçi të avionëve hoqa pjesën e sipërme të disa bunkerëve dhe I vendosa rreth e rrotull godinës në një perimetëe150 metra. Pistën e avionëve e lashë jashtë kësaj mbrojtjeje dhe qëllimi ishte mbrojtja e godinës më të rëndëishme që kishte shteti në ato moment.
Si një ushtarak i vjetër, a e uruat atë që kishte projektuar këto bunkerë?
Në edukatën e ushtarakut ansjë masë nuki është e tepër. Gjatë komunizmit nuk ka qenë gabim përse u ndërtuan bunkerë. Gabimi ishte përse u ndërtuan 1 milionë bunkerë dhe që nuk kishte mbetur kodër pa bunkerë. Dhe kjo solli rrënimin e skajshëm të ekonomsië. Pra ata ishin të dosmosdoshëm pro jo në atë masë.
Por masa ekstra a morët?
Po morëm për pjesën e siperme të godinës. Në tarracë vendosa mitraloza, snajpera dhe në disa pika të tjera përformoca rpjet.
Çfarë ndodhi pas kësaj situate?
Pas mesnatës së 11 marsit nisi beteja e parë. Vrojtuesi në kullë lajmëroi që ishte shkatërruar reparti ushatarak regjimenti i aviacionit që ishte afër nesh. Kjo na pezmatoi shumë. Imagjinoni që në pak orë 200 ushtarë dhe 100 oficerë kishin lënë repartin dhe ai repart me një pasuri të pallogaritshme ishte kthyer në një gërmadhë. Morali ynë pothuajse ra përtokë. E menduam që ata do të ishin mbështetje. Por në fakt nuk ishte kështu. Rreth orës 02.00 një turmë që nuk e arritëm ta shquanim si numër erdhën me makina nëpërmjet pistës dhe nisën të bënin thirrje dhe duke qëlluar në ajër që të largoheshim. Ishte një situatë realisht e rëndë. Imagjoni errësirën, të shtënat e tyre papushim, pistën e bllokuar me makina dhe armët e tyre dhe ne që ishim si në kurth. Por masat e mia taktike nisën të zbatoeshin dhe dhanë efekte. Muncionet I kishim gjurmëlënës dhe në mënyrë që çdo e shtënë të linte shenjë në errësirë. Në fillim mora megafonin dhe u bëra thirrje të largoheshin por ishte e pamudnur. Madje më thanë “ikni që tani se më pas do jetë vonë. Pas nesh do vinë grupetë mëdha bandash dhe do shkatërrornin gjithçka siç kishin bërë në të gjithë zonën”. Ishim të rrethuar dhe situate ishte delicate. Por ky ishte momenti kulmor. Dhashë urdhër për të hapur zjarr të pandërprerë vetëm në ajër dhe kjo dha efekt. Një shi zjarri e ndezi flakë qiellin. Vetëm pas gjysmë ore ata u larguan. Aeroporti u mbrojt. Pa gjumë, pa bukë por me ndjenjën e lartë të detyrës bëmë një akt që sot ndjehmi krenarë.