Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 32 tifozë të skuadrës së Tiranës.
Shoqërimi i tifozëve u bë pasi ata bllokuan stërvitjen e skuadrës në kompleksin ‘Skënder Halili’.
Gjithashtu disa prej tifozëve janë konfrontuar edhe fizikisht me futbollistin Gilman Lika.
Skuadra e Tiranës kishte planifikuar sot seancën e radhës stërvitore në orën 14:00 në kompleksin “Skënder Halili” por tifozët bardheblu në shenjë proteste kanë pezulluar stërvitjen e skuadrës së tyre.
Lejimi i Partizanit për t’i luajtur ndeshjet si pritës në “Selman Stërmasi” është një fakt që nuk kapërdihet lehtë nga ultrasit e Tiranës.