Abonetë e studentëve, që shiten me çmim të reduktuar për këtë kategori mungojnë në treg, ose shiten në sasi të pakët.
Kamera e fshehtë e emisionit investigativ “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan, tregon sesi studentët zgjohen që në orën 05:00 të mëngjesit për të zënë radhën, që të sigurojnë një abone studenti.
Të rinjtë thonë se me abonetë abuzohet dhe kamera e “STOP” ka mundur të provojë se ato shiten nën dorë. Sipas studentëve, me abone të kësaj kategorie pajisen edhe persona tek të 50 -at.