Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haliti në KE: Raportet Kosovë-Serbi janë lëkundur seriozisht

2017/01/24 at 5:44 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Haliti në KE: Raportet Kosovë-Serbi janë lëkundur seriozisht

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në mbledhjen e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ka thënë se Kosova, nën monitorimin e BE’së tash e sa vite po bisedon me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, mirëpo pas dy ndodhive të fundit provokative nga Beogradi, raportet bilaterale Kosovë-Serbi janë lëkundur seriozisht.

Në Këshillin Europian, Haliti ka thënë se Kosova po provon me shumë pjekuri politike dhe përgjegjësi për ndërtimin e një klime mirëbesimi të qëndrueshme në mes të dy vendeve, mirëpo ndodhitë e fundit I kanë lëkundur seriozisht raportet Kosovë-Serbi.

“Rasti i trenit, të ndaluar në kufi nga autoritetet e shtetit të Kosovës, me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ në 20 gjuhë, e cila u parapri nga arrestimi i një figure me peshë në politikë dhe në historinë e krijimit dhe të konsolidimit të Kosovës shtet, të iniciuar nga Serbia, shkojnë ndesh me frymën e dialogut dhe të përpjekjeve disavjeçare për të ecur përpara”, ka thënë Haliti, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shtuar së këto ngjarje, që u shoqëruan me ultimatume kërcënuese nga krerët e Beogradit, flasin qartë që në Serbi po fryjnë erëra të vjetra të konfliktit, nga e cila ka vuajtur kaq shumë Ballkani.

Haliti në KE ka theksuar se politika shtetërore e Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e palëkundur në vazhdimin e dialogut me Serbinë, nën kujdesin e BE’së.

“Kjo është rruga e vetme për arritjen e objektivave tona shtetërore. Synojmë dhe kërkojmë efektivitet më të madh të dialogut ndërshtetëror. Kjo, mendoj se do të arrihet, kur të dy shtetet të ndihen të barabartë jo vetëm mes tyre, por dhe botërisht”, ka thënë Xhavit Haliti.

Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe suksese që ka arritur Kosova si rezultat i dialogut në rrafshin ndërkombëtar.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata globale, rajonale, politike, ekonomike dhe financiare që kulmojnë me nisjen e procesit të qëndrueshëm të integrimit përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Me dialog është arritur pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në komisionet e Asamblesë Parlamentare të KE-së, ku mbi të mbështetet edhe sugjerimi i Byrosë së AP-së për rezervimin e vendit të Kuvendit të Kosovës në sallën e mbledhjeve plenare të Asamblesë”, ka shtuar Haliti.

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Reforma në drejtësi, të premten hidhet shorti për KED

Reforma në drejtësi, të premten hidhet shorti për KED

CAS-i rrëzon Serbinë dhe konfirmon Kosovën në UEFA

CAS-i rrëzon Serbinë dhe konfirmon Kosovën në UEFA

Edhe Shqipëria duhet ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem

Edhe Shqipëria duhet ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com