Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos e humbisni intervistën e Canës me ndjekësit në Instagram: Flet për futbollistët, femrat dhe të ardhmen si trajner

2017/01/22 at 8:41 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku qëndron e ardhmja e Lorik Canës?

Ish­-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, u ka dhuruar tifozëve të tij një kënaqësi të veçantë duke komunikuar drejtpërdrejt me ta nëpërmjet një bashkëbisedimi në “Instagram”.


Cana u është përgjigjur pyetjeve të shumta që i bënin tifozët, duke i argëtuar shpeshherë edhe me batutat e bashkëshortes së tij italiane, Monika, apo edhe duke bashkëbiseduar me futbollistë shqiptarë si Granit Xhaka apo Shkëlzen Gashi që ndërhynë në këtë bisedë me ish-kapitenin. Nje prej komentuesve e pyet se kë pëlqen më shumë Luanën apo Marinën? Por ai heziton të përgjigjet në prezencë të gruas dhe i kërkon asaj të zgjedhë…

Disa nga pyetje-­përgjigjet e Canës

A do të kthehesh te Marseja?

“Nuk ka mundësi për të luajtur me Marsejën… ”

A ke pirë ndonjëherë marijuana?

“Jo nuk kam pire ndonjëherë marijuana”

Unikatil apo Noizy?

“Më pëlqejnë të dy. Unikatilin e kam takuar personalisht”.

Partizani apo Skënderbeu?

“Nuk kam preferenca klubesh në Shqipëri”

Çfarë mendimi ke për Xherdan Shaqirin?

“Është një superlojtar”

Kush gatuan në shtëpi?

(Ndërhyn bashkëshortja) “Unë”

Si ndjehesh?

“Tani që jam pas futbollit dhe vazhdojnë më përshëndesin jam mirë”

Me cilën skuadër ke qenë tifoz në Itali?

“Kur isha i vogël me Milanin, pastaj me Lacion”

Graniti apo Taulanti?

“I dua të dy, po meqë Taulanti luan për Shqipërinë po them Taulanti.

*Granit Xhaka i dërgon mesazh Canës.

Ju dua të dyve, e thashë pse zgjodha Taulantin. Ej, mos merr më të kuqe torollak. (qesh) Tallem, vazhdo e luaj fort”.

A janë të vërteta zërat për Shkëndijën e Teteovës?

“Jo nuk janë të vërteta”

A do kthehesh më të luash futboll?

“Nuk besoj, do shohim, se si ndjehem, a kam më dhimbje apo jo”

*Edhe Shkëlzen Gashi i dërgon mesazh Canës

“Shkëlzen Gashi të përqafoj. Do vij të të shoh shumë shpejt si i mëson të luajnë futboll amerikanëve. Ej, boll harxhove paratë, ruaji edhe pak para për mbas futbollit se do t’i harxhosh shpejt (qesh)”.

A të mungon kombëtarja?

“Po më mungon shumë”

Çfarë mendon për Rashicën?

“Rashica është një lojtar me shumë perspektivë, ka një nisje të mirë të karrierës dhe besoj se do të bëhet një lojtar i një niveli shumë të mirë”.

Po për Hysajn?

“Elseidi është një lojtar i jashtëzakonshëm në pozicionin e tij. Mund të bëhet ndër më të mirët dhe i uroj të ketë shëndet se ecuria sportive do të jetë e tija”.

A mendon të bëhesh trajner i Kosovës?

“Nuk e di…”

Kur do të jetë ndeshja e lamtumirës nga Kombëtarja?

“Ndeshjen e lamtumirës është diçka që jemi duke e menduar po duhet gjetur momentin më i mirë, duhet përkushtim”.

Çfarë do të bësh së shpejti?

“Do vij në Tiranë të vazhdoj kurset për trajner”.

Si ishte të mbroje Totin?

“Duhej përqendrim”

Cila është ndeshja jote e preferuar që ke luajtur?

“Ishte në Ligën e Kampioneve, Liverpul­Olimpik Marsejë”

Në cilin vend e mbyll kampionatin Milani?

“I pesti”.

Pse nuk flet shqip gruaja jote?

“Kush të tha që nuk flet shqip”

Flet Monika në shqip: Po normal

Sa vjeçe je?

Monika përsëri në shqip: Jam 28.

Cana: Jo, po gënjen, është 29 (qeshin të dy)

Cili është futbollisti më i mirë në botë?

“Mesi për momentin”

Lorik je një futbollist i mirë…

“Kam qenë futbollist i mirë se tani e kam lënë”

Irina Shajk apo Adriana Lima?

“A iku gruaja? (sheh rreth e rrotull) Irina Shajk”

A e ndjek futbollin shqiptar?

“I ndjek të gjitha ndeshjet, qoftë me Tiranën, Partizanin,

Skënderbeun, Kukësin. Por nuk kam ndonjë që dallohet prej të tjerave”

A sheh gruaja jote telefilma turq?

Përgjigjet Monika: Po, Sulltan Sulejmanin.

A do të bëhesh trajner i kombëtares?

“Nuk e kam unë në dorë atë. Mbas disa viteve besoj, kur të bëj edhe pak përvojë”.

Premier Liga apo Seria A?

“Premier Liga”

A do shkojmë në Botëror?

“Nuk a di a do shkojmë në Rusi. Nuk e di, është e vështirë”.

Cili gol që ke shënuar të ka pëlqyer më shumë?

“Goli që kam shënuar këtu në Itali kundër Atalantës. Nuk kam bërë shumë gola, por një pjesë të mirë i kam bërë të bukur”.

Cili është sulmuesi më i vështirë me të cilin je përballur?

“Ka pasur disa po Aguero ka qenë shumë i vështirë për ta mbajtur”

Sa karton të kuq ke marrë?

“Jo edhe aq, vetëm 5­6 here. Po kam bërë rreth 600 ndeshje, i bie gati 1 në 100. Fatkeqësisht një ndodhi në Zvicrën në Europian. Po nuk kam marrë shumë, kam marrë shumë të verdhë”.

Çfarë mendon për Donis Avdijajn?

“Avdijajn kam dëgjuar që është me perspektivë por nuk e kam parë”

Me cilin klub je tifoz në Angli?

“Sandwrlend, është klubi ku kam luajtur dhe kam kujtim shumë të mirë”

Luana apo Marina?

I bën të njëjtën pyetje Monikës dhe ajo përgjigjet: Asnjë prej të dyjave!



Ju sugjerojmë

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti
Bota

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti

2 Gusht, 2025 2:25 pm
Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat
Sport

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

2 Gusht, 2025 2:19 pm
Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim
Kronikë

Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

2 Gusht, 2025 1:49 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Tha se punësimi në SHBA ka shënuar rënie, Trump shkarkon Komisioneren e Statistikave

2 Gusht, 2025 1:13 pm
Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Politikë

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

2 Gusht, 2025 1:00 pm
Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?
Sport

Sa para përfitoi Chelsea nga shitja e Brojës?

2 Gusht, 2025 12:53 pm
Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë
Kronikë

Kapet hajduti serial, vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë

2 Gusht, 2025 12:49 pm
Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit
Aktualitet

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

2 Gusht, 2025 12:21 pm
Mashtruan përmes “call center”, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e grupit
Kronikë

Mashtruan përmes “call center”, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e grupit

2 Gusht, 2025 12:19 pm
Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike
Aktualitet

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike

2 Gusht, 2025 11:56 am
Para
Ja liderja e parë europiane që do presë Trump

Ja liderja e parë europiane që do presë Trump

Kodi sekret në Shtëpinë e Bardhë…kur Presidenti është në intimitet me gruan

Kodi sekret në Shtëpinë e Bardhë...kur Presidenti është në intimitet me gruan

Roboti që qetëson fëmijët e prekur nga kanceri

Roboti që qetëson fëmijët e prekur nga kanceri
















TE FUNDIT

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti
2 Gusht, 2025

Vendet nordike, që zakonisht janë të ftohta, po përjetojnë një valë të nxehti shumë të pazakontë këtë verë. Temperaturat e...

Lexo më shumë

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat
2 Gusht, 2025

Një çështje e ndjeshme ligjore që përfshin futbollistin maroken Achraf Hakimi është rikthyer sërish në vëmendje, pikërisht në një periudhë...

Lexo më shumë

Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim
2 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi që më...

Lexo më shumë

Tha se punësimi në SHBA ka shënuar rënie, Trump shkarkon Komisioneren e Statistikave

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
2 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra Komisioneren e Byrosë së Statistikave të Punësimit, Doktoreshene e Shkencave Erika McEntarfer (mekentarfer),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com