Këngëtari Justin Bieber ka thënë se nuk është më fans i The Weeknd, për të cilin ditë më parë u raportua që është në lidhje me Selena Gomez, ish të dashurën e Bieberit.
Justin i pyetur se a do të pranonte një këngë të The Weeknd, ai ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Lidhja e Selenës me të u bë publike më pak se një muaj më parë. Në fillim u tha se ata dy po punonin për një këngë të re së bashku, por nuk doli kështu.
E në këtë mes është edhe modelja Bella Hadid, e cila deri pak kohë më parë ishte shoqe me Selenën, të cilës i hoqi madje edhe folloëin në Instagram pas publikimit të disa fotove të ciftit.