Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti sekret i CIA-s: Serbët i trembeshin shtimit të shqiptarëve në Kosovë 

2017/01/21 at 7:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti sekret i CIA-s: Serbët i trembeshin shtimit të shqiptarëve në Kosovë 

Shërbimi sekret amerikan CIA së fundi ka publikuar rreth 13 milionë faqe, dokumente që më parë kishin qenë të klasifikuara si Top Sekret. Në mesin e tyre janë publikuar edhe dokumente për shqiptarët në ish Jugosllavi, kryesisht për Kosovën, ku tregohet për rritjen e numrit të shqiptarëve, nga viti 1921 që përbënin vetëm 3.7% të popullsisë së përgjithshme, në 8% në vitin 1981.

Në dokumentin e CIA’s, i vitit 1985, thuhet se shqiptarët e Jugosllavisë janë 1.9 milion dhe janë minoriteti më i madh jo-sllav, të cilët jetojnë në disa regjione kryesisht në kufi me Shqipërinë.

“Rreth 70% jetojnë në provincën autonome të Serbisë e quajtur Kosovë. Pjesa tjetër jetojnë në Maqedoni, Mal të zi dhe në pjesë të tjera të Serbisë”.

CIA në këtë dokumet thotë se shqiptarët kanë natalitetin më të madh në Europë.

“Shifrat e rritjes së popullatës shqiptare janë të mëdha me kalimin e viteve. Me rritjen më të madhe të natalitetit në Europë, shqiptarët kanë arritur nga 3.7% e krejt popullatës Jugosllave në vitin 1921, në 8% në vitin 1981, dhe kjo tregon një rritje të madhe”.

Zhvendosja demografike në favor të shqiptarëve në Kosovë sipas CIA’s, ka ndodhur në vitin 1966, kur Tito e ka rrëzuar nga pushteti shefin e tij ekstremist serbë të sigurisë, Aleksandar Rankovic, shkruan gazetametro.net.

“Përqindja e shqiptarëve në Kosovë nga 67% në vitin 1961, u rrit në 77.4% në vitin 1981”.

Rritja e popullsisë shqiptare dhe zvogëlimi i asaj serbe

CIA gjithashtu po parashihte edhe vazhdimin e rritjes së popullsisë shqiptare në Kosovë, dhe zvogëlimin e asaj serbe.

“Në vitin 1991, shqiptarët do të rriten me përqindje të lartë nga 80% deri në 84%, me ç’rast popullsia serbe do të bie në 8% deri në 12%. Këto statistika do të varen nga nataliteti dhe emigrimi i serbëve dhe malazezëve”.

CIA, gjithashtu parashihte se shqiptarët në Kosovë deri në vitin 2000 do të arrinin të shtoheshin në 2.5 milionë.

Përpos ndryshimeve demografike, sipas CIA’s, shqiptarët kanë pasur një histori të përzier në sigurimin e përfaqësimit politik.

“Progresi më i madh është shënuar në Kosovë. Në Kosovë, pas trazirave të vitit 1981 shqiptarët kanë arritur të përmbysin serbët me dekada në aparatin politik. Shqiptarët përbëjnë 77% të Kuvendit të Kosovës dhe 80% në delegacioneve të Kosovës në kuvendet jugosllave në një raport të shfaqur nga serbët në vitin 1982”.

Shqiptarët me moshën më të re në ish Jugosllavi

CIA në këtë raport thotë se shqiptarët llogariten si populli me rininë më të madhe në Jugosllavi, ku në vitin 1981, dy të tretat e popullatës janë nën moshën 30 vjeçare.

Një gazetë serbe, sipas raportit të CIA’s, ka shkruajtur në muajin maj se rritje e popullsisë shqiptare është një problem që nuk mund të kalohet si dhe ka thënë që “shqiptarët nacionalist përkrahin lindjen e më shumë fëmijëve”.

Demonstratat e vitit 1981

Trazirat e vitit 1981 CIA thotë se u zhvilluan në një kohë kur 300,000 shqiptarë kishin arritur moshë të re, 15-24 vjeçare. Trazirat sipas CIA’s erdhën edhe si pasojë e asaj se papunësia ishte shumë e lartë, sidomos te të rinjtë.

CIA në atë kohë gjithashtu kishte paraparë, se ndryshimet demografike të Jugosllavisë do të shkaktojnë një disbalancë dhe tension në fushën e minoriteteve, politikës dhe ekonomisë. / Express

tab 3tabtab 2

Etiketa: ciakosovepopullsiasebret

Ju sugjerojmë

Rama pret studentët e Harvard Kennedy School: Të interesuar mbi rrugën e…
Aktualitet

Rama pret studentët e Harvard Kennedy School: Të interesuar mbi rrugën e…

21 Maj, 2025 8:31 am
Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar
Aktualitet

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar

21 Maj, 2025 8:25 am
Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja
Aktualitet

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

21 Maj, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

21 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 maj 2025

21 Maj, 2025 8:15 am
Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Para
“Donald Trump qëllohet në krah me armë zjarri”, lajmi që tronditi rrjetin: Ja e vërteta

“Donald Trump qëllohet në krah me armë zjarri”, lajmi që tronditi rrjetin: Ja e vërteta

Sondazhi Britanik/ Tirana një qytet i rrezikshëm për jetën, i katërti në Europë 

Sondazhi Britanik/ Tirana një qytet i rrezikshëm për jetën, i katërti në Europë 

Kush ishte 18-vjeçari shqiptar që kishte organizuar sulmin terrorist në Vienë

Kush ishte 18-vjeçari shqiptar që kishte organizuar sulmin terrorist në Vienë

TE FUNDIT

Rama pret studentët e Harvard Kennedy School: Të interesuar mbi rrugën e…

Rama pret studentët e Harvard Kennedy School: Të interesuar mbi rrugën e…
21 Maj, 2025

Kreu i vendit, Edi Rama ka pritur në Kryeministri një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më...

Lexo më shumë

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar
21 Maj, 2025

Perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë...

Lexo më shumë

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja
21 Maj, 2025

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Maj, 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com