Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot pritet të inaugurohet. Ndërkohë që aktivitett kanë filluar që mbrëmjen djeshm, sot do të kulmojnë në një ballo inauguruese, ku është e ftuar edhe këngëtarja Bleona Qereti.
Ajo e ka bërë të ditur këtë për fansat, në faqen e saj zyrtare në instagram, ku ka publikuar një ftesë të personalizuar, dhe ku njofton se do të jetë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm.
Bleona e ka treguar edhe më parë afrimin e saj me Donald Trump. Pak me herët nëpërmjet një fotoje ajo kujtoi se koncerti i saj i parë ka qënë pikërisht për Trump.
“Koncerti im i parë privat në Amerikë ishte në të vërtetë për Donald Trumpin! Jeta ime ka qenë një udhëtim i mahnitshëm që prej asaj kohe, por argëtimi tani fillon”, ka shkruar Bleona në Instagram./opinion.al