Sipas meteoalb, ditën e sotme zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellimi dhe vranësira të lehta. Me vranësira më të dendura do të paraqiten zonat veriore dhe verilindore, suke rrezikuar reshje dëbore të izoluara në ekstremin verior.
Pasditja do të paraqitet më e qetë, do të sjellë ndërprerje të reshjeve duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të paraqiten në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajërit do të pësojnë rënie me dy gradë në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshme të tyre. Përsa i përket erës ajo do të fryjë më shpejtësi 35km/h nga drejtimi lindor, kjo do të bëjë që deti të jetë i trazuar./ opinion.al