Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra në plazhin e Kalasë, kapet pas 4 vitesh autori Delin Hajdaraj

2017/01/20 at 9:15 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në plazhin e Kalasë, kapet pas 4 vitesh autori Delin Hajdaraj

Afro 4 vite pas masakrës në plazhin e Kalasë në Vlorë, kapet autori që vrau 3 njerëz të pafajshëm që po kalonin pushimet në bregdet. Policia tha se u organizua një superoperacion për arrestimin e Delin Hajdarajt, ku u angazhuan dhe forcat RENEA.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë”, tha policia.

Delin Hajdaraj, ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati.

Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet. Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës. Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,

–  një silenciator,

– një krëhër të mbushur me fishekë,

– 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm,

– 2 aparatë celularë.

U bë ekzekutimi i Vendimit Nr.376, datë 02.07.2015, për dënimin e tij me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” (Neni 79/dh, 25, i K.Penal).

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Armëmbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” (Neni 278/4, i K.Penal).

Ju sugjerojmë

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve

17 Korrik, 2025 2:11 pm
Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes
Aktualitet

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

17 Korrik, 2025 2:05 pm
Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..
Aktualitet

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

17 Korrik, 2025 1:59 pm
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara
Aktualitet

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

17 Korrik, 2025 1:50 pm
(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë

17 Korrik, 2025 1:39 pm
Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët
Rajoni

Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët

17 Korrik, 2025 1:24 pm
Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës
Kryesore

Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës

17 Korrik, 2025 1:21 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

17 Korrik, 2025 1:07 pm
Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
Aktualitet

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

17 Korrik, 2025 12:49 pm
Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
Aktualitet

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

17 Korrik, 2025 12:47 pm
Para
Këngëtari Pirro Çako i jep fund lidhjes disa vjeçare, tashmë beqar

Këngëtari Pirro Çako i jep fund lidhjes disa vjeçare, tashmë beqar

Trump vendime ekzekutive që në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë

Trump vendime ekzekutive që në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë

Video/ Sherret në Parlament? Shihni pak Turqinë si gacafyten gratë deputete

Video/ Sherret në Parlament? Shihni pak Turqinë si gacafyten gratë deputete

TE FUNDIT

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve
17 Korrik, 2025

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar ditën e sotme në një spital privat në qytetin...

Lexo më shumë

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes
17 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier. Kreu i...

Lexo më shumë

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..
17 Korrik, 2025

Pas rrëzimit të kërkesës për liri nga Apeli i GJKKO, ku kjo e fundit e la në arrest me burg,...

Lexo më shumë

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara
17 Korrik, 2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri. Lajmin e bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com