Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKANDAL/ Ja masazhatoret e Tiranës, që ofrojnë seks!

2017/01/19 at 9:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SKANDAL/ Ja masazhatoret e Tiranës, që ofrojnë seks!

Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale. Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj “pune”. Fiks Fare solli mbrëmë 2 raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere, ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”

Rasti I

Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar ky mekanizëm i jashtëligjshëm, bashkëpunëtorja e Fiksit kërkoi punë në një lokal nate, që njihet si tallava në Kamëz. Fillimisht i telefonojmë numrit të lokalit dhe kërkojmë punë si kameriere. Përgjigjja ishte pozitive dhe lëmë një takim për t’u takuar. Shkojmë një ditë më pas dhe takojmë pronarin e lokalit. Edhe pse biseda ishte bërë për punë si kameriere, ai thotë se nuk ka nevojë, pasi ka kamerierë meshkuj, por do balerina. Sipas tij, është një punë që ka shumë lekë dhe mund t’ia dalësh mjaft mirë. Madje, pronari na ofron dhe shtëpi me qira, ku mund të strehohemi së bashku me vajzat e tjera. Ai thotë se ka mjaft vajza që punojnë. Gjatë bisedës, për ta joshur dhe më shumë, ai i thotë gazetares së Fiksit: “Je femër e mirë dhe t’i lësh pa bukë vajzat e tjera”. Për të na bindur, ai na fton për të parë ambientin poshtë, pra lokalin e tallavasë. Shkojmë poshtë dhe aty na shpjegon si funksionon e gjitha, çfarë duhet bërë dhe aty nga thotë se ka klientë që duan edhe qejf pas muzikës, me pak fjalë seks. Për të mësuar më shumë, e pyesim për pagesën dhe sa e sigurt është e gjitha kjo? Ai thotë që merret vetë me këtë pjesë, gjen klientët dhe është pikërisht ai që bën pazarin, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi. “Shkon edhe 100 euro ora”, thotë pronari. Pasi mbarojmë dhe na siguron gjithçka, largohemi për t’u takuar në darkë te puna, por mbase edhe më përpara nëse gjen ndonjë klient.

Rasti II

Një tjetër ambient për të ofruar shërbime seksuale janë sallonet e masazhit. Janë disa qendra masazhi, ku masazhatoret kryejnë masazhe erotike. Ne shkuam në një nga këto qendra, ku një punonjëse na tregon se bën masazh të fortë dhe të gjithë kërkojnë atë. Ka klientë që lënë bashkishe 100 euro, ndërkohë që masazhi kushton 3 mijë lekë të reja. Të gjithë e dinë që ajo punon si estetiste thonjsh, ndërkohë që punon masazhatore dhe bën masazh të fortë.  Shkojmë në katin e pestë, ku ndodhet qendra në zonën e ish-Bllokut dhe takojmë një nga punonjëset e qendrës. Interesohemi për punë dhe i themi se nuk kemi as eksperiencë, as certifikatë apo kurs për masazhatore. Masazhatorja e qendrës na thotë se nuk përbën problem dhe se qendra ka shumë nevojë për masazhatore, pasi ka vetëm dy vajza, ndërkohë që janë tri dhoma. Ajo shton se klientët i gjen pronarja dhe se pagesat shkojnë shumë mirë, pasi ka shumë punë dhe bakshishe. Gjithashtu, ajo thotë se nuk duhet të tentosh të marrësh klientët e punonjëseve të tjera, pasi është klienti i saj. Ajo na thotë se më shumë ka rëndësi si e pret klientin dhe si e trajton. Pas bisedës “mikpritëse”, vjen pronarja e qendrës dhe diskutojmë për punën. Ajo shprehet se më shumë do një vajzë të shkathët dhe të sillet mirë me klientët. E lëmë të fillojmë punë të nesërmen. Ditën e parë, Fiksi hyn të bëjë masazh, por më pas takohemi me pronaren, pasi klienti nuk kishte ardhur vetëm për masazh… Pronaren e pyesim se çfarë mund të bëjmë, pasi klienti donte shërbime të tjera nuk kishte ardhur për masazh. Ajo na shprehet se na ka punësuar për masazhatore dhe nuk i intereson sesi e menaxhon situatën. Kërkon thjesht që klienti të kënaqet dhe të kthehet sërish te qendra.

Ju sugjerojmë

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari
Kronikë

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

10 Gusht, 2025 10:29 am
Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
Politikë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

10 Gusht, 2025 10:14 am
Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”
Bota

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

10 Gusht, 2025 10:10 am
Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?
Bota

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

10 Gusht, 2025 10:05 am
Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë
Aktualitet

Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë

10 Gusht, 2025 10:03 am
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Kryesore

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

10 Gusht, 2025 9:58 am
SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti
Bota

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti

10 Gusht, 2025 9:31 am
Takimi Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt
Bota

Takimi Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt

10 Gusht, 2025 9:12 am
Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek
Aktualitet

Rikthehet “makthi” në Kapshticë për emigrantët, radhë në kufirin grek

10 Gusht, 2025 9:09 am
Para
Video-Opinion/ Bylykbashi: Votimi elektronik mund të realizohet nëse do kishte vullnet PS

Video-Opinion/ Bylykbashi: Votimi elektronik mund të realizohet nëse do kishte vullnet PS

Video-Opinion/ Votimi elektronik, Bylykbashi: Kursehet për çdo palë zgjedhje 2.5 milion euro

Video-Opinion/ Votimi elektronik, Bylykbashi: Kursehet për çdo palë zgjedhje 2.5 milion euro

Video-Opinion/ Balla: PD nga 2012 ka ndryshuar qëndrimin e saj për votimin elektronik

Video-Opinion/ Balla: PD nga 2012 ka ndryshuar qëndrimin e saj për votimin elektronik

TE FUNDIT

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
10 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e...

Lexo më shumë

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari
10 Gusht, 2025

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës....

Lexo më shumë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
10 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur nga “Facebook” me qytetarët, ku në fokus të bashkëbisedimit virtual ishte nisma për lirimin e...

Lexo më shumë

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”
10 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com