Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Në zonën e Laprakës, raportohet që jetë përplasur fugoni i shkollës me një autobus të linjës Qendër-Kamëz.
Në vendngjarje ndodhet polica dhe ambulanca. Mësohet se katër nxënës kanë mbetur të lënduar lehtë, ndërkohë që janë dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur për shkak se fugoni i fëmijëve është futur keq duke i prerë rrugën autobusit të linjës, e për pasojë ka ndodhur goditja, raporton “Panorama”.