Nuk ndodh shpesh të shohim një aktore si Sofia Vergara të ulërijë në mes të njerëzve.
44 vjeçarja ka qenë në një qendër tregtare në Los Angeles këtë të martë ku ka përjetuar një ngjarje tronditëse.
Taka e saj ka ngecur në një shkallë lëvizëse dhe në këtë kohë Vergara ka shpërthyer në ulërima.
Megjithatë kjo ishte një situatë e inskenuar për komedinë “Modern Family”.
Në këtë skenë, Gloria kishte shkuar me djalin, Manny Delgado për të bërë Pazar në një qendër tregtare./ opinion.al