Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshendetur sot zgjedhjen e Antonio Tajan në detyrën e Presidentit të Parlamentit Europian. Në një status në fb Basha shkruan:
“Sot i përcolla urimet e mia Antonio Tajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian. Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm. Si Zëvendës President i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE-së ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik. Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE.”