Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, i cili luan rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, është shtruar në spital si pasojë e një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.
Mediat turke raportojnë se Petekkaya ndodhet i shtruar prej tri ditësh në një spital privat në Stamboll.
Ai mësohet se është sëmurë gjatë xhirimeve të “Fate Të Kryqëzuara” në Stamboll, qytet i cili është përfshirë nga rryma të ftohta, si dhe reshje dëbore javët e fundit.
Bashkëshortja e tij, Didem Petekkaya, tha se Erkani “ka probleme në mushkëri, por gjendja po përmirësohet me shpejtësi. Nuk është ende përcaktuar kur do të lërë spitalin.”
Nuk ka informacione nëse sëmundja e Xhihanit ka çuar në ndërprerjen e xhirimeve të serialit “Fate të Kryqëzuara”, i cili transmetohet në Televizionin Klan.