Policia greke, sot, ka kapur 392 kg kanabis si dhe ka arrestuar një shofer shqiptar, i cili drejtonte një automjet të ngarkuar me dorgë.
Ngjarja ka ndodhur në Artë dhe pas dyshimeve, policia ka bllokuar dy automjete, të cilat kanë rezultuar me drogë.
Ajo prangosi njërin prej drejtuesve, i cili, rezultoi shtetas shqiptar i moshës, 32-vjeçare. Ndërsa shoferi i mjetit tjetër, arriti të largohet.
Sipas policisë greke, droga vinte nga Shqipëria, ndërsa mjetet rezultojnë të vjedhura.