Futbollisti i kombëtares Odise Roshi po kalon pushimet dimërore në shoqërinë e së dashurës në Frankfurt të Gjermanisë.
Sulmuesi i njohur mësohet se ka vite që është i lidhur me bukuroshen nga Vlora.
Vajza e cila i ka vjedhur zemrën futbollistit është me studime në Gjermani, ndërsa Roshi së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Tereg Grozni në Rusi.
Pavarësisht distancës çifti duket se gjen kohë edhe për njëri-tjetrin.