Facebook mund të përballet me një dënim prej 500 mijë euro për secilin artikull të rrem të shpërndarë në këtë rrjet.
Ky është një nga rregullat e propozuara nga kryetari i Partisë Social-Demokratike të Gjermanisë.
Qeveria gjermane do të ndërmarr masa më të ashpra kundër Facebook dhe platformave tjera, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017.
Dhe kjo sipas Thomas Oppermann do të diskutohet nga ligjvënësit shumë shpejt.
Facebook është kritikuar për shpërndarje të artikujve që kanë përmbajtur dezinformim gjatë periudhës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA.