Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bora mbulon vendin/ Kjo është situata në qarqet dhe akset rrugore më problematike

2017/01/04 at 8:35 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bora mbulon vendin/ Kjo është situata në qarqet dhe akset rrugore më problematike

Kushtet atmosferike të orëve të fundit kanë bërë që pothuajse i gjithë vendi të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Drejtorinë e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka njoftuar për situatën në qarqet më problematike si dhe akset rrugore që i lidhin ato.

Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve të borës ka prekur disa qarqe në veri të vendit, si Kukës, Shkodër, Dibër e Lezhë, ku trashësia e dëborës në qytete shkon deri në 10 – 20 cm, kurse në zonat e thella malore deri në 40 cm.

Ndërsa në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Deri në orën 19:30 të sotëm, situata në qarqe paraqitën si më poshtë:

Qarku Kukës – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 6-9 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë 20-40 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.

Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese.

15825874_1384315768285245_9006117942434980327_n

Rruga e Kombit ka qenë e qarkullueshme kryesisht pa zinxhirë. Kanë punuar 8 borëpastruese.

Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme pa zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

I gjithë qarku është furnizuar përgjithësisht normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar me shpejtësi defektet e shfaqura herë pas here.

Po kështu, i gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.

Nën drejtimin e Prefektit sot u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku u diskutua mbi situatën dhe u ndanë detyrat për përballimin e saj.

Qarku Shkodër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore. Në qytetin e Pukës reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë rreth 20-25 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë.

Akset rrugore: Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë, kanë qenë disi më problematik, pasi në segmente të caktuara automjetet kanë qarkulluar edhe më zinxhirë.

Akset rrugore: Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Malësi e Madhe-Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, kanë qenë të kalueshme, por me zinxhirë.

Firmat kontraktore kanë punuar me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.

Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Dibër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm.

Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore me hedhjen e kripës në rrugë.

Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë.

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.

Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Lezhë – Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje shiu me intensitet të dobët.

Bashkia Mirditë, ka prezencë bore me trashësi rreth 15-35 cm.

Rrugët kombëtare në të gjithë qarkun kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor i Rrugës së Kombit Rrëshen-Sang-Tunel i Kalimashit, ka qenë kryesisht i kalueshëm pa zinxhirë. Në hyrje të tunelit ka rreth 15 cm borë, por pa problem për qarkullimin normal të automjeteve.

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën në terren.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë qenë në gatishmëri dhe kanë riparuar defektet që janë shfaqur.

Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.

Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.

Ju sugjerojmë

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
Bota

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

9 Maj, 2025 6:22 pm
PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

9 Maj, 2025 6:05 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

9 Maj, 2025 5:54 pm
Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
Kryesore

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

9 Maj, 2025 5:43 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
Sport

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

9 Maj, 2025 5:20 pm
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Durrës

9 Maj, 2025 4:52 pm
Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Rajoni

Osmani: BE t’i heqë masat Kosovës dhe të ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 Maj, 2025 4:45 pm
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat
Aktualitet

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool / Tendencë në rritje edhe tek vajzat

9 Maj, 2025 4:23 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump prezanton para bisedimeve uljen në 80% të tarifave ndaj Kinës

9 Maj, 2025 4:05 pm
Para
Haradinaj hyn me forcë në Parlament, fyen rojet (video)

Konfirmohet arrestimi i Haradinajt/ Ministria e Drejtësisë: Arsyet e ndalimit janë ende të paqarta

Qyteti i pushtuar nga fantazmat…

Qyteti i pushtuar nga fantazmat...

Pension të posaçëm për disa ‘personalitete’/ 4 ministra nuk bien dakord me vendimin e qeverisë, njëri voton kundër

Qeveria riaktivizon portalin “Transparenca.al”/ I përgjigjet deklaratës së PD-së për masat e marra ndaj gripit

TE FUNDIT

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Analiza e REL: Putini lartëson fitoren në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën
9 Maj, 2025

Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe...

Lexo më shumë

Qeveria fshin gjobat e 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor!

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
9 Maj, 2025

Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar lidhur vendimin e qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë 9 viteve...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se qytetarët, ditën e zgjedhjeve parlamentare në 11 Maji,...

Lexo më shumë

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen

Akuzat ndaj kandidatit të PS në Korçë për blerje votash, policia zbardh ngarjen
9 Maj, 2025

Policia e Korçës ka reaguar pas akuzave se një kandidat për deputet në qarkun e Korçës shfaqej në një video duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com