Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një vit (pothuaj) i papritur

2017/01/02 at 9:51 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Një vit (pothuaj) i papritur

Nga Danilo Taino

I demagogëve, i autokratëve, i populizmave, i të jetuarit mes rrezikut: kur një viti përpiqesh t’i japësh një emër, një përcaktim, do të thotë që ai merr një vend në Histori, se nuk ka rrëshkitur tutje, pa karakter. Kështu është për 2016-ën, ashtu si ishte, për herë të fundit, për 1989-ën. Viti i të papriturës: 12 vite më parë shihej Brexit dhe zgjedhjet në Amerikë, si takime rutinë, me përmbajtje të vogël emocionesh. Dhe pak kush dyshonte që Matteo Renzi do të ishte kreu i qeverisë italiane në Krishtlindje. Por të flasësh për surpriza, kur do të shpjegosh 2016-ën, kjo nuk mjafton. Dhe nuk të thotë asgjë për 2017-ën. Dhe për gjërat që janë në lojë, për të gjithë botën.

Rendi ndërkombëtar ishte bërë copë që përpara vitit 2016. Kriza e Pax Americana-s në periudhën e pasluftës, e forcuar dhe bërë njëpolare pas shembjes së perandorisë sovjetike, kishte nisur tashmë. Ndoshta e shenjuar prej sulmit kundër Kullave Binjake në vitin 2001, një shenjë e rizgjimit të dhunshëm të islamit politik. Me siguri e vënë në diskutim prej superfuqisë së re ekonomike kineze. Dhe e përshkruar në analizën e tij të rendit botëror, prej Henry Kissingerit. Viti 2016 sinjalizoi se opinionet publikë perëndimorë duan të kenë fjalën e tyre në ekuilibrat e rinj, që do të projektohen në vitet e ardhshme. Klasat e tyre drejtuese, në përgjithësi kanë dështuar. Mbi të gjitha, kanë tradhëtuar: në një globalizim që duhej të kish qenë triumfi i shanseve për të gjithë, i tregut në ekonomi, i meritokracisë në punë, i rritjes së mirëqenies së përhapur, kanë krijuar oligarki pushteti dhe privilegjesh. Ndërthurja mes aparateve shtetërore, burokracive të korporatave, bankave të mëdha, elitave intelektuale, krijoi një klasë drejtuese globale që prapa retorikës së kufijve të hapur, në të vërtetë ngriti muret që përjashtuan të tjerët. Tregu nuk funksionoi, meritokracia shpesh herë rezultoi në fasadë, pasuria nuk ishte një baticë që të ngrinte të gjithë varkat.

Elitat globale folën si liberalë të hapur e dashamirës, po shpesh herë vepruan si oligarki. Politikisht korrektja u shndërrua në manifestin e tyre, por përjashtimi u shndërrua në praktikën e tyre. Nuk ka asgjë të paravendosur këtu, asnjë komitet biznesi që ka vendosur për gjithçka, në një sallon në Nju Jork apo Tokio. Eshtë dinamika e interesave. Në të cilën, gjatë 2016-ës, hynë edhe ata që ishin ndjerë të përjashtuar. Në formën e populizmit. Mund të mos na pëlqejë. Por po ta shohim mirë, nuk mund të jetë një surprizë. “Sette” – www.bota.al

Ju sugjerojmë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike
Aktualitet

Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike

19 Maj, 2025 2:08 pm
Para
EMRI/ Shqiptari kapet me 3 milionë € kokainë

EMRI/ Shqiptari kapet me 3 milionë € kokainë

Aktorët Hollywood-ian që festojnë ditëlindjen këtë vit

Aktorët Hollywood-ian që festojnë ditëlindjen këtë vit

Surprizon Twitter, do të lejojë…

Surprizon Twitter, do të lejojë…

TE FUNDIT

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
19 Maj, 2025

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com